Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë nga Pekini.

Veprimet e Kinës, duke përfshirë zgjerimin e arsenalit bërthamor, kërcënojnë “rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, ka thënë NATO-ja.

Kjo është hera e parë që NATO-ja ka vendosur Kinën në qendër të agjendës së vet.

Si përgjigje, Kina ka thënë se politika e saj e jashtme ka “natyrë mbrojtëse” dhe i ka bërë thirrje NATO-s që të “shpenzojë më shumë energji në promovimin e dialogut”.

“Synimi ynë për mbrojtje dhe modernizim ushtarak është i arsyetuar, i hapur dhe transparent”, ka thënë misioni i Kinës në Bashkimin Evropian.

Në deklaratën e këtij misioni është thënë se NATO-ja duhet ta shohë zhvillimin e Kinës me një “qasje racionale” dhe “të mos i konsideroj interesat legjitime të Kinës si arsye për manipulim të politikës së bllokut evropian, për përballje dhe nxitje të konkurrencës gjeopolitike”.

Deklarata e NATO-s ka ardhur në fund të samitit njëditor, të mbajtur të hënën në Bruksel.

Ky samit ka qenë i pari për Joe Bidenin si president amerikan.

Megjithatë, aleanca e fuqishme politike dhe ushtarake në mes të 30 shteteve evropiane dhe atyre të Amerikës Veriore e sheh Rusinë si kërcënim kryesor.

Biden pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin të mërkurën në Gjenevë.

Pse po fokusohet NATO-ja në Kinë?

Sipas deklaratës përfundimtare të NATO-s, “ambiciet e deklaruara dhe sjellja pohuese e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në fushat e rëndësishme për sigurinë e aleancës”.

“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar me mungesën e transparenës dhe shkallën e dezinformimit”, është thënë në deklaratë.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se NATO-ja “nuk po hyn në Luftë të Ftohtë dhe Kina nuk është as armiku as kundërshtari ynë”.

“Ne duhet të adresojmë bashkë, si alenacë, sfidat për sigurinë me të cilat përballemi ne nga rritja e ndikimit të Kinës”.

Kina është një prej vendeve me ushtrinë dhe ekonomnë më të zhvilluar në botë.

Partia Komuniste në këtë vend ka ndikim të madh në politikë, përditshmëri dhe pjesën më të madhe të shoqërisë.

NATO-ja ka thënë se shqetësohet për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kinës, të cilat i sheh si kërcënim për sigurinë dhe vlera demokratike të anëtarëve të saj.

Çfarë është NATO?

-Aleanca veriatlantike është aleanca më e fuqishmë e mbrojtjes në botë.

-Është themeluar më 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të luftuar kërcënimin nga zgjerimi komunist.

-Është krijuar mbi parimin e mbrojtjes së përbashkët mes aleatëve

-Ka pasur fillimisht 12 anëtarë, mirëpo tani ka 30./REL

Tags: ekzagjerimkinaNATO

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ''gjunjëzon'' Gjermaninë në Mynih

Pandemia godet fort Shkodrën, me mbylljen më të madhe të bizneseve më 2020

Pandemia godet fort Shkodrën, me mbylljen më të madhe të bizneseve më 2020

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale
Aktualitet

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale

by mirseda
11:40 | 08/07/2025
0

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar. Policia vendore e...

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

11:37 | 08/07/2025
Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

11:09 | 08/07/2025
E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

10:54 | 08/07/2025
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

10:33 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com