E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi në avantazh, në minutën e 20 me autogolin e Humels.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Dortmundit devijoi në portën e tij, topin e krosuar nga krahu dhe befason Manuel Nojer.

 

Në minutën e 44 të pjesës së parë, rikthehet kafshimi në një event madhor të futbollit. Dikur e bëri Suarez ndaj Italisë dhe Kielinit, ndërsa sot ishte radha e fituesit të Champions League, Rudiger.m Mbrojtësi i Gjermanisë, në një moment mbulimi të Pogba, e kafshoi, edhe pse lehtë, në shpinën e tij.

Francezi reagoi dhe u ankua edhe tek arbitri që i kërkoi të vazhdojë lojën…

 

Në minutën e 65, “gjelat” gjetën golin e dytë me një lëvizje të bukur nga Mbape brenda zonës, pasi me finte befasoi mbrojtësit kundërshtarë…

Por, arbitri e anuloi golin për pozicion të parregullt të sulmuesit të PSG. Menjëherë ndeshja vazhdoi dhe konfirmimi i VAR, erdhi në kufjet e arbitrit kryesor, duke dëshpëruar Francën.

 

Skuadra e Deshamps ishte e pafat edhe kur goditi shtyllën me Rabiot.

Në minutën e 77, Franca protestoi ashpër te arbitri i ndeshjes për një episod brenda zonës, ku Humels pengoi Mbapen, që ishte nisur drejt portës së Nojer, pasi me vrap arriti të kalonte mbrojtësin e Dortmundit, gjatë një kundërsulmi.

 

Në pamje të parë u duk sikur preku topin, por nëse shihet nga një tjetër kënd, duket që pengon këmbët e sulmuesit. Francës i anulohet edhe një tjetër gol më pas me VAR, por duket habi se si teknologjia nuk ndërhyn te rasti i penalltisë…

Lexo edhe :   Mynih/Gruaja estremiste e djathtë u dënua me 6 vite, kërcënime e plane për sulm

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...