E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Pandemia godet fort Shkodrën, me mbylljen më të madhe të bizneseve më 2020

Kryeqendra e Veriut të vendit, Shkodra duket se ka qenë më e goditura nga kriza e pandemisë së koronavirusit. Teksa në të gjithë vendin, numri i bizneseve vitin e kaluar shënoi rritje me 2.5% (përfshirë bujqësinë), në Shkodër u mbyllën 214 biznese, numri më i madh në rang vendi, raportoi INSTAT.

Nga të 61 bashkitë e vendit, në 6 bashki numri i përgjithshëm i bizneseve shënoi rënie, ndërsa në 54 të tjera shënoi rritje dhe në vetëm një bashki, atë të Dropullit, u raportua i njëjti numër biznesesh si edhe në vitin 2019.

Siç shihet nga të dhënat, bashkitë e mëdha e kanë përballuar mirë krizën pandemike, përveç Shkodrës. Për shembull, Bashkia e Tiranës u zgjerua edhe me 491 biznese të reja me shtim 1.1% të stokut të bizneseve. Edhe në Bashkinë e Durrësit, që pësoi goditje të dyfishtë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe krizës pandemike, vitin e kaluar u hapën 42 biznese të reja. Në Korçë u hapen 96 biznese të reja, në Elbasan 147, në Vlorë 86.

Vetëm Shkodra dhe disa bashki të vogla në Veri pësuan rënie të stokut të bizneseve aktive. Në përqindje rënia më e madhe ishte në Bashkinë e Klosit, ku u mbyllën 10.5% e bizneseve më 2020, në Fushë-Arrës me 10%, dhe Skrapar me 4.7% dhe Shkodër me 3.2%.

Nga ana tjetër, rritja më e madhe e numrit të bizneseve, u pa në Tiranë (+491),Lushnjë (+467), Berat (+212), Divjakë (+204) dhe Maliq (+189).

Shkodra, e cili zotëron burime të shumta natyrore dhe kulturore, ka performancën më negative nga 12 qarqet, në treguesit e papunësisë, klimës së biznesit dhe emigracionit të lartë gjatë vitit 2020 por edhe gjatë dekadës së fundit.

Nga censi i vitit 2011, deri në mes të vitit 2019, popullsia e Qarkut të Shkodrës u tkurr me 16.7% nga emigracioni, duke e renditur atë të parën për nga numri i madh i qytetarëve të larguar jashtë vendit. Përmbytjet e fundit dhe ekspozimi më i lartë ndaj fatkeqësive natyrore e kanë dëmtuar edhe më shumë qytetin.

Lexo edhe :   “Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, më herët tha për “Monitor” se, përkeqësimi i treguesve ekonomikë dhe demografikë në Shkodër po vjen prej aktivitetit të lartë të krimit të organizuar. Shumë biznese në qytet janë të detyruara të paguajnë gjoba të majme kundrejt organizatave kriminale, krahas taksave për qeverinë. Kjo situatë, sipas saj, ka rënduar jetesën normale në një qytet që trashëgon histori dhe kulturë, ndaj shumë qytetarë zgjedhin të largohen.

Lexo edhe :   “Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Në 10 vitet e fundit, pabarazia ndërmjet qarqeve dhe rajoneve është thelluar. Veriut i duhen 15 vjet për të arritur nivelin që ka rajoni i qendrës sot. Ekspertët këshillojnë krijimin e vendeve të punës me vlerë të shtuar për të rinjtë./Burimi i lajmit: Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kërkoi ”arrest shtëpie” në Slloveni, Gjykata rrëzon kërkesën e Hashim Thaçit

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Gjyqtari...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...