Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

PE: Zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut mund të sjellin ndryshime

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
PE: Zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut mund të sjellin ndryshime

Parlamenti Evropian nëpërmjet rezolutës fton vendet anëtare të Bashkimit Evropian të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Nisma e 58 eurodeputetëve që përfaqësonin partitë popullore, socialiste dhe demokratike, Të gjelbërit, Aleancën e lirë evropiane, konservatorët dhe Të majtën e bashkuar, u mbështet nga gjithsej 412 eurodeputetë të cilët votuan “pro”. Rezoluta u mbështet fuqishëm edhe nga partitë e bllokut “Ripërtëritja evropiane” në të cilën bën pjesë edhe partia e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Eurodeputetët shprehin “zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit”. Sipas rezolutës “mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”.

Rezoluta e PE-s: “Shprehim zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit. Mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”.

Iniciatorët kanë frikë se zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut do të ulin kredibilitetin e partive që arritën kompromis për Marrëveshjen e Prespës dhe se ndikimi i fuqive të huaja mund ta ngadalësojë ose ta bllokojë tërësisht rrjedhën e reformave. Eurodeputetët ftuan parlamentin e Shkupit t’i përforcojë aktivitetet e tij për mbështetje të demokacisë nëpërmjet dialogut të Zhan Monesë dhe ndërtimin e kapaciteteve rajonale, dhe të sigurojë që parlamentet të luajnë rol në nxitjen e reformave demokratike. Në Strazburg, debatin e ndoqi kryeparlamentari Talat Xhaferi. Pas takimit me kreun e Komisionit parlamentar për politikë të Jashtme Dejdiv Mekalister, eurodeputetët që informojnë për Shkupin si dhe takimit me kreun e Parlamentit Evropian David Sasoli, Xhaferi deklaroi se ka marrë zotimin se Parlamenti Evropian do të punojë për ndryshimin e qëndrimit të Francës për një periudhë të shkurtër.

“Konstatim i përbashkët ishte se vendimi i zotit Macron për të penguar ose për të mos lejuar hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë konsiderohet si gabim historik i BE-së dhe ka të bëjë me funksionimin e institucioneve të saja. Eurodeputetët edhe njëherë ritheksuan se edhe më tej mbështesin pa rezervë përpjekjet tona që hapen negociatat në cilindo format dhe bëjnë përpjekjet e mundshme institucionale që të ndikohet në vendimin e Macronit dhe për një kohë të caktuar të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin paraprak të javës së kaluar”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Shumica mbivotoi një pjesë më të vogël të eurodeputetëve të cilët nëpërmjet amendamenteve kërkuan njohjen e vendimit të Këshillit Evropian të dhënë më 17 tetor. Kjo rezolutë e Parlamentit Evropian duhet të dorëzohet te kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, Këshilli dhe Komisioni Evropian, qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së si dhe qeveritë dhe parlamentet në Shkup dhe Tiranë. /alsat

Tags: Maqedoni e VeriutndryshimePEzgjedhje

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Grupi i iranianëve do të largohej nga Kosova pas sulmit, ishin gati për ‘luftë’ me policinë

Grupi i iranianëve do të largohej nga Kosova pas sulmit, ishin gati për ‘luftë’ me policinë

Pasi bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca del me tjetër “skenar”

Pasi bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca del me tjetër "skenar"

“Përse kjo dyfytyrësi? Kemi ngrënë bukë bashkë”, Laert Vasili bën për ‘ujë të ftohtë’ Bujar Alimanin

"Përse kjo dyfytyrësi? Kemi ngrënë bukë bashkë", Laert Vasili bën për ‘ujë të ftohtë’ Bujar Alimanin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com