Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD: Trajtimi i Covid-19 është falas, SPAK të hetojë qeverinë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD: Trajtimi i Covid-19 është falas, SPAK të hetojë qeverinë

Partia Demkratike ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin duke mos rimbursuar ilaçet për personat e prekur me koronavirus që po trajtohen në shtëpi.

Ish-deputeti, Bardh Spahia thotë se ligji parashikon se çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive i ofrohet shërbim shëndetësor i menjëhershëm dhe falas, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor.

Sipas tij, i vetmi nga barnat e përdorur për Covid, e që rimbursohet është kortizoniku, një preparat që kushton shumë lirëM.

Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë shkeljen e ligjit 15/2016 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë

Postimi i Spahisë në Facebook

TRAJTIMI ANTI COVID ESHTE FALAS ME LIGJ, QEVERIA PO KRYEN VEPER PENALE

Propaganda sistematike e Edi Ramës dhe e ministres së tij militante të shëndetësisë, tregon se e kuptojnë fare mirë se cfarë po u bëjnë qytetarëve, pra cdo veprim në dëm të tyre e kanë me ndërgjegje!!!

Braktisja e qytetarëve duke mos u ofruar trajtimin shëndetësor falas për Covid-19, përvecse c’njerëzore është shkelje ligjore dhe një shkelje që cënon shëndetin e jetën është vepër penale.

Ligji 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” detyron qeverinë, që çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive, sipas një liste të përcaktuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike dhe Shërbimi Kombëtar i Kujdesit ndaj Sëmundjeve Infektive, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, t’i ofrohet shërbim shëndetësor i MENJËHERSHËM dhe FALAS, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor. Madje i njëjti ligj detyron që shërbimi për trajtimin e një sëmundje infektive të ofrohet FALAS si në strukturat PUBLIKE, ashtu edhe PRIVATE.

Kjo nuk ndodh nën rregjimin e Edi Ramës. Nga protokolli i trajtimit, që mban firmën e zv. ministres së shëndetësisë / kryetare e komitetit të ekspertëve për trajtimin e të sëmurëve me Covid, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit. Por këtë medikament qeveria e rimburson pjesërisht: vetëm 6 kokrra (tablete) prej 250 mg. Pacientit covid i duhet azitromicinë 500 mg për të paktën nga 6-9 ditë, pra edhe sikur të merren dy kokrra nga 250 mg në ditë, duke rimbursuar vetëm 6 kokrra 250 mg, shteti praktikisht rimburson vetëm 3 ditë terapi me azitromicinë!!!! Krejt e pamjaftueshme dhe tallëse, sidomos kur e njëjta zv. ministre që ka nënshkruar këtë protokoll deklaron se trajtimi anti Covid është falas dhe rimbursohet!

Asnjë nga barnat e tjera të parashikuara në protokollin e miratuar nga ministria e shëndetësisë nuk janë në listën e rimbursimit: as Levofloxacina, as Moxifloxacina, as shurupët e kollës, e madje as edhe tresoli!

I vetmi nga barnat e përdorur për Covid, e që rimbursohet është kortizoniku, një preparat që kushton shumë lirë.

Nga antikoagulantët në listën e rimbursimit është vetëm aspirina 100 mg dhe Xarelto, por për Xarelto ka kufizim strikt, sepse rimbursohet vetëm për të sëmurët kronikë me Fibrilacion Atrial.

Ja pra sesi qeveria që gjobit qytetarë për mosmbajtjen e maskës, e shkel vetë ligjin në mënyrën më kriminale, duke mos iu dhënë qytetarëve atë që kanë të garantuar me ligj: TRAJTIM FALAS për sëmundjet infektive si Covid-19, si në spital publik ashtu edhe privat, por edhe trajtimin në shtëpi!

Qytetarët po paguajnë shifra marramendëse për trajtimin në shtëpi, kur me ligj trajtimi duhet të jetë falas dhe është qeveria ajo që po e shkel ligjin!

I bëj thirrje SPAK të hetojë shkeljen skandaloze të ligjit 15/2016 nga ana e ministrisë së shëndetësisë, me pasoja të rënda për shëndetin, jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë.

Tags: Bardh SpahiaCOVID-19PDSPAKTrajtimi

TË LIDHURA

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

15:19 | 19/12/2025
PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete
Aktualitet

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

14:49 | 19/12/2025
SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces
Aktualitet

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

14:41 | 19/12/2025
Next Post
Gjiknuri: Nëse do prisnim ‘Venecian’, nuk do kishim Kod Zgjedhor deri në shkurt

Gjiknuri: Nëse do prisnim ‘Venecian', nuk do kishim Kod Zgjedhor deri në shkurt

Spiropali: Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng vendin për 30 vite

Spiropali: Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng vendin për 30 vite

”Republikë” brenda Kosovës, Serbia kërkon Asociacion me kompetenca ekzekutive

''Republikë'' brenda Kosovës, Serbia kërkon Asociacion me kompetenca ekzekutive







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

by mirseda
15:19 | 19/12/2025
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Beci është...

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

14:49 | 19/12/2025
SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

14:41 | 19/12/2025
Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

14:37 | 19/12/2025
10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

14:22 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com