E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Spiropali: Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng vendin për 30 vite

Fushata elektorale e Partisë Socialiste është fokusuar në sulme frontale ndaj Presidentit Ilir Meta, por edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku thonë se shqiptarët nuk mund të durojnë një rikthim të tretë të tij.

Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit dhe ish-kryeministrit.

Ajo është shprehur se Meta dhe Berisha kanë 30 vite që mbajnë peng vendin tonë.

Nuk mund të presim Sali Berishën dhe Ilir Metën që kanë marrë peng këtë vend prej 30 vitesh. A ju duket normale sjellja e tyre. Sjelljet e tyre janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ata kanë dalë nga parlamenti ku votohen reformat, kanë hedhur molotov ndaj institucioneve. Ndërkohë presidenti këtë e ka kthyer në sport”, tha Spiropali në ‘Open’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...