Lidhur me përplasjet mes militantëve të PD-së dhe policëve mbrëmë në Dibër, ka reaguar Partia Demokratike.
Kjo e fundit ka publikuar dëshminë e një infermiereje në Dibër e cila deklaron se asnjë polic nuk ka mbetur i plagosur.
“Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Ramës, se në Dibër u plagosen 7 policë. Zonja pohon se të 7 policët kanë pasur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre.
Dëshmia provon se qytetarët në Dibër nuk kanë plagosur as një polic të vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit të Edi Ramës”, shkruan PD.