Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli është e bindur se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
E ftuar në emisionin “Top Talk”, Topalli u shpreh se e djathta nuk i fiton këto zgjedhje, pasi njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja.
Ndër të tjera, Topalli tha se zgjedhjet parlamemtare do të sjellin surpriza në skenën politike.
Jozefina Topalli: “Të gjitha sondazhet e bëra, edhe brenda vetë PD-së, jo vetëm nuk e nxjerrin fitues, por dhe e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013, kur ne humbëm zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet. Edhe sot, pas 8 viteve, kur kemi një popullsi me varfëri ekstreme, opozita nuk fiton kredibilitet”.
“Këto zgjedhje mund të sjellin shumë surpriza e befasi. Vendi ka nevojë urgjente për të sjellë ndryshim. Ka nevojë për mos ta lenë më në dorë të tre personave vendimmarrjen dhe rënien ekonomike. Nëse doni ndryshimin, voton i ndryshimin”.