Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

PD nuk e zgjidh dot me Berishën problemin me SHBA

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha i shpall ‘luftë’ Bashës, Bozo: Të punojmë pa ngjyra partiake

Nga: Arion Sulo

Berisha, ish kryetari historik i demokratëve po i jep përgjigje disa pyetjeve të rëndësishme që janë ngritur në mjediset e opozitës dhe debatit publik pas vendimit të largimit të tij. A po e bën këtë për interesa personale apo parimore? Pse tani dhe jo më parë? Pse e ka mbështetur Lulzim Bashën prej 2013 dhe pas dy humbjeve të zgjedhjeve në 2017 dhe 2021? Ku gaboi Basha me vendimin e largimit dhe pse vendimet në një parti demokratike nuk merren individualisht?

Këto dhe dyshimet e ngritura rreth moralitetit të lëvizjes së tij, të drejtës së Bashës për të zgjedhur SHBA dhe interesin e PD, frikës se kjo që po ndodh në PD do ta përçajë atë, Berisha po i përgjigjet me vënien në rend të parë të dinjitetit të individit, sovranitetit të PD, të drejtën e vendimmarrjes në forume dhe jo nga kryetari apo bashkimin propagandistik të PD kur Lulzim Basha të ketë ikur.

Mund të analizojmë secilin nga këto dilema që demokratët po i peshojnë gjatë këto ditë, por krye dilema për anëtarët e saj, opozitën dhe më gjerë vendin është se si do të zgjidhet nga Berisha, nga iniciativa e tij politike, Kuvendi i jashtëzakonshëm dhe produktet e këtij Kuvendi, problemi me SHBA, që është në fakt shkaku i asaj që ndodh sot në PD.

Në rastin se Berisha ja arrin që me marshimin e vet politik të bëhet fitues duke i imponuar Bashës dhe mbështetësve ë tij fuqinë e bazës demokrate, ai do të arrijë në një pikë që do të duhet të zgjedhë pasuesin e Bashës. Në këtë rast variantet janë dy; ose një rikthim rij në krye të PD ose një emër i tretë , por sigurisht afër ideve të tij të pas 9 shtatorit dhe kundër Bashës. Pra një figurë e PD që të ketë kundërshtuar përjashtimin e Berishës, me pak fjalë një “berishist” në kuptimin e ideologjisë politike.

Kjo do të thotë se në teori ne mund të kemi një parti më demokratike se ajo e Lulzim Bashës, por sigurisht që do të kemi një parti që nuk do të ketë asnjë raport me ShBA.

Kjo PD do të jetë më e vogël se kjo që kemi për shkak të ikjes së Bashës dhe përkrahësve të tij dhe do të ketë shumë më pak shanse për të fituar zgjedhjet. Jo sepse në pushtet të sjell Amerika apo Europa. Nuk ka ndodhur kjo në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur është që fitorja, arritja e shumicës së votuesve ka nevojë për disa tipologji votuesish, por sidomos për pjesën gri. Elektorati në fjalë është më i informuari dhe analitik se pjesa tjetër e militantëve apo më keq akoma e atyre që u blihet apo imponohet vota. Votuesit gri nuk shkojnë pas emocioneve false dhe propagandës bajate të politikanëve. Ata nuk kanë përkrahur kurrë partitë që tundin flamujt e popullzimit bosh dhe sovranitetit fals. Afërmendsh që ky lloj votuesi nuk mbështet një parti që nuk ka marrëdhënie të mira me Perëndimin.

PD që po ngjizet në “Foltoret” e ditëve të fundit të kujton PD e viteve ‘97-00, e cila nuk fitonte zgjedhjet për shkak se ngjarjet e 1997 ishin të freskëta, por edhe sepse në ato vite raportet e PD me SHBA e BE herë pas herë preknin fundin. Votuesit shqiptar nuk e mbështetën asnjëherë një sjellje të tillë të PD së asaj kohe, ashtu siç e ndryshuan në 2005, kur PD e Berisha bëri çdo përpjekje për të rivendosur raportet normale me faktorin ndërkombëtar, duke rregulluar marrëdhëniet edhe me ultra-nacionaliston grek me banim në SHBA, Nikoals Gejxh, të cilin e kishte shpallur “non grata” në 1994-ën, por e priti ngrohtësisht në PD në 2002.

Tags: Arion SuloBerishaPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rrëzimi i avionit në Vermosh, një makinë “zhduku” pilotin e pasagjerin

Rrëzimi i avionit në Vermosh, një makinë “zhduku” pilotin e pasagjerin

Milaim Zeka flet për ish-dhëndrin: I bëra festë vajzës kur u nda nga ai idioti

Milaim Zeka flet për ish-dhëndrin: I bëra festë vajzës kur u nda nga ai idioti

Energjia/Basha-deputetëve: Nxisni çdo formë rezistence, organizoni qytetarët

Energjia/Basha-deputetëve: Nxisni çdo formë rezistence, organizoni qytetarët







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com