E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Energjia/Basha-deputetëve: Nxisni çdo formë rezistence, organizoni qytetarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është vënë në lëvizje, pasi sinjaleve që dha kryeministri Rama për rritjen e çmimit të energjisë. Kriza e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, ka qenë në fokusin e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të hënë. Basha u ka dhënë porosi demokratëve që të nxisin, inkurajojnë dhe të organizojnë të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të kryeministrit Rama, për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë një krizë energjetike, e cila mund të sjellë edhe një rritje te çmimit të energjisë. Ditët e fundit, është parë një rritje e çmimit të gazit dhe pritet që të rritet edhe çmimi i karburanteve të tjera. Dje, në konferencën për media, kryeministri theksoi se situata do të jetë e vështirë deri në qershor të vitit 2022.

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës.

Duam, s’duam edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale. Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistematike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm”, tha ai.

Lexo edhe :   Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...