Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

PD, një enë e zbrazur në thatësirën tonë politike

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bye-bye Jozefinë!

Mustafa Nano/Në PD po bëhet një debat që po shoqëron garën për të marrë kreun e saj. Një pjesë janë kundër një pjese. Dhe debati po merr forma të ashpra. Pse erdhi puna në këtë pikë? Sepse Partia Demokratike humbi zgjedhjet. Sikur t’i kishte fituar zgjedhjet, asnjë debat nuk do të kishte. Madje, kundërshtarët e Bashës nuk janë menduar dy herë për të bërë pohimin se, sikur Basha t’i kishte fituar zgjedhjet, ne do t’i hiqnim kapelën.

“Nuk është problemi që Basha humbi; problemi është që ai humbi keq; sikur ai të kishte ruajtur numrin e deputetëve që patëm pas humbjes së vitit 2013, çdo gjë do ishte ok, dhe unë nuk do të hapja gojën”, -tha në një moment Astrit Patozi.

Me fjalë të tjera, nëse Basha do të merrte një rezultat të kënaqshëm, qoftë edhe humbës, atëherë nuk do të kishte rëndësi mënyra se si ai e bëri listën e kandidatëve për deputetë, nuk do të kishte rëndësi që ai nuk ka mbledhur forumet e partisë prej kohësh, që ai e izoloi PD-në prej komunitetit ndërkombëtar, që kunati i tij i famshëm vlen më tepër se kushdo tjetër në Partinë Demokratike, që ai e bojkotoi parlamentin, që ai e ngriti çadrën për të mbrojtur veten dhe e shkrehu çadrën duke i dalë kundër vetes etj. etj., (të gjitha këto janë akuza e pretendime që janë ngritur nga kundërshtarët e Bashës pas zgjedhjeve; ndonjëra edhe para zgjedhjeve).

Të kuptohemi, nuk është se po marr në mbrojtje Lulzim Bashën. Kjo do të ishte gjëja e fundit që do më shkonte në mendje për të bërë. Unë vazhdoj të mendoj për Bashën atë që kam menduar gjithnjë. Nuk kam njohur në politikën shqiptare gjë më të pavlefshme. Ai politikisht nuk është asgjë, është një enë e zbrazët. Mirëpo, pikërisht ky është edhe problemi i kundërshtarëve të Bashës në PD. Ata po njësoj nuk përfaqësojnë asgjë politikisht. Sikur ata të përfaqësonin diçka në politikë, sikur të kishin një kauzë të tyren, tek e cila të besonin, nuk do duhej të mbanin rezultatin në zgjedhje si kriter që ndan të mirën  nga e keqja.

Përkundrazi, do duhej të vazhdonin të luftonin për kauzën e tyre edhe sikur Basha të korrte të njëjtën fitore që ka korrur Rama në anën tjetër (ky është, në të njëjtën masë, një problem edhe për PS-në; ja, njihni ju ndonjë socialist që të mos ketë hipur në trenin e fitores? Kur të vijë humbja do ta shihni se si do të shqyhen me shoqi-shoqin; thjesht për t’i zënë vendin Ramës).

Ndokush mund të thotë se kërkesa e kundërshtarëve të Bashës për një garë të barabartë për kreun e partisë është një gjë parimore, s’ke ç’thua. Nuk është hiç kështu, në fakt. Një betejë është parimore kur ajo ngrihet mbi një parim. Por duhet të jesh naiv të besosh se kundërshtarëve të Bashës në PD u digjet barku për garën e barabartë. Një pjesë syresh kanë afro dy dekada në politikë, dhe ata kurrë nuk janë dëgjuar të flasin për një garë të barabartë brenda partisë së tyre. Ashtu siç nuk janë dëgjuar të flasin edhe për çështje të tjera më të rëndësishme se sa barazia e garës brenda partisë. Dhe është kjo heshtje e tyre, përveç të tjerash, që ka krijuar një kulturë të caktuar brenda PD-së, ku një militant vlen më tepër se secili prej tyre e më tepër se çdo parim demokratik.

A nuk janë ata që kanë përsëritur pa fund frazën se “partia demokratike është parti qëndrestarësh”, pa e çuar në mendje që kjo ka qenë e është një frazë idiotike? Le t’ia shohin hairin kësaj partie qëndrestarësh tani. Para ca ditësh, ishte një qëndrestar ai që donte t’ia mbyllte Eduard Selamit portën e selisë së PD-së. Pas ca ditësh, do të jetë një qëndrestar tjetër që do t’u mbyllë portën  Topallit e Co. E askush nuk do të çuditet. Askush nuk do dalë t’i mbrojë. Sepse as këta nuk kanë mbrojtur askënd në rrethana të ngjashme. Madje, as në këtë rastin e fundit me E. Selamin nuk u bënë të gjallë, nuk dolën të thoshin se “guximi i atij talebanit për t’i mbyllur derën e selisë një kandidati për postin e kryetarit është i papranueshëm dhe skandaloz”. Pse? Sepse ata vetë nuk janë gjë tjetër, veçse ca qëndrestarë.

Sikur të varej prej tyre, edhe ata do kishin dashur t’ia mbyllnin atë derë Eduard Selamit, siç po duan t’i mbyllin derën e kandidimit. Është gjë e shëmtuar edhe teza që po mbrojnë, sipas së cilës “Eduard Selami është duke bërë lojën e Bashës me kandidimin për postin e kryetarit”. E vërteta është se Selami po futet në mënyrë budallaqe në këtë garë, po futet për të humbur, dhe se, duke mos kërkuar kushte për një garë të barabartë, po i jep legjitimitet një gare që duket e trukuar që në nisje, por këtë po e bën sepse kështu ia thotë rradakja, e jo sepse ka pranuar të bëjë një lojë të Bashës. Nuk ka asnjë provë se Selami është duke bërë një lojë të dikujt tjetër.

Po pse e thonë këtë pa pasur prova? Sepse kështu janë mësuar të flasin. Janë mësuar të ngrenë zërin veç kur dikush u prish një llogari personale. Dhe Selami po u prish një llogari personale. Ashtu siç ua prishi Basha. Sikur ky i fundit t’i kishte futur në lista, asnjëri nuk do ta hapte gojën për të denoncuar mënyrën e shëmtuar të përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë. Përkundrazi, do ishin në krah të Bashës në këtë betejë. Nga e di unë këtë? E di, sepse beteja e Jozefina Topallit kundër Bashës nuk ka ndonjë ndryshim nga beteja në favor të Bashës e Tritan Shehut, Genc Pollos etj. Që të dy, ashtu si të gjithë, mendojnë për bythën e tyre. Këtë gjë kanë bërë gjithë jetën; kanë menduar për veten. Sa për të tjerat, gjërat kanë qenë siç janë, me fjalë të tjera kundërshtarët e Bashës në PD, ashtu si edhe Basha vetë, nuk dihet se çfarë përfaqësojnë politikisht. Ata mbahen për konservatorë, por e vetmja gjë konservatore që kanë është prapambetja e tyre, e në këtë kuptim nuk kanë pse të mburren, pasi konservatorë të këtij lloji janë që të gjithë, demokratë e socialistë, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, pleq e të rinj.

Nuk di nëse e kanë pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të mbetej prej tyre në histori, sikur ata të largoheshin sot nga politika. Jozefina Topallit do t’i mbetet adhurimi për Berishën e “një plumb ballit që do donte t’u jepej komunistëve”.

Patozit do t’i mbeten shkrimet e shfrimet kundër kundërshtarëve, që gjithëherën kanë një qenë kredenciale të mira në atë parti. Kur nuk kanë gjë për të thënë, ata i vërsulen partisë kundërshtare. Dhe pas kësaj, i zë gjumi rehat. Bregut do t’i mbeten lotët që ka derdhur në momentin kur dikush dha dorëheqjen nga kreu i partisë. Arben Imamit do t’i mbetet viti ‘97, kur i hipi tankut. Bashës do t’i mbeteshin ecejaket në katin e shtatëmbëdhjetë të shumëkatëshit para RTSH-së. Tritanit preshi. Rulit trimëria pas beteje. Pollos asgjë fare. E kështu me radhë. Gjithë pjesa tjetër e karrierës së tyre politike ka qenë “ngri kartonin, ul kartonin, e adhuro udhëheqësin”.

Kriza si kjo e këtyre ditëve janë një rast i mirë për të evidentuar më të mirën e vetes. Por, edhe në këtë rast ata nuk po dinë të bëjnë diferencën. Sepse nuk munden. Janë pa kauzë. Pa ide. Pa një projekt të drejtimit të PD-së. E vetmja ide e tyre në këtë mes është thirrja “Basha ik”. Me sa duket, ngatërrojnë dëshirën me një projekt. Përfundimi? Në PD po hahen – këtu po përdor një gjetje banale që është shumë in vogue këto kohë – për të qenë pjesë e tepsisë. Për asgjë tjetër. (Mapo)

Tags: astrit patoziene e zbrazurlulzim bashaMajlinda Bregumustafa nanoPDthatesira politike

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Bllokohet zjarrfikësja nga parkimet, qytetarët ngrenë makinat në ajër me duar

Bllokohet zjarrfikësja nga parkimet, qytetarët ngrenë makinat në ajër me duar

‘Diplomacia e pandave’, Merkel dhe Xi takohen para samitit të G20-s

‘Diplomacia e pandave’, Merkel dhe Xi takohen para samitit të G20-s

Nga ‘2019, Volvo do të shesë vetëm automjete elektrike

Nga ‘2019, Volvo do të shesë vetëm automjete elektrike







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com