E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

PD i kërkoi verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit, kthen përgjigje Prokuroria

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Disa ditë më parë Partia Demokratike iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme, me një kërkesë për verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit.

Vetëm një ditë pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Shkodrës, ka ardhur edhe përgjigja e Prokurorisë ndaj kërkesës së PD-së.

PERGJIGJA E PROKURORISE

Lënda: Kthim përgjigje

SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE Z. Gazmend BARDHI

Në përgjigje të kërkesës suaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019, mbi proçedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë se:

Më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën tuaj për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Brenda njëzetekatër orëve, ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Konkretisht:

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Lexo edhe :   “Sot në orën 13:00”/ Rama del me njoftimin e rëndësishëm
Lexo edhe :   “Sot në orën 13:00”/ Rama del me njoftimin e rëndësishëm

Në vijim të kësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019.

Për sa më sipër ju sqarojmë, se në zbatim të afateve të parashikuara në Kreun 5, pika 9, të Vendimit nr 17, të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” do t’ju komunikojmë rezultatin e verifikimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

PROKURORI I PËRGJITHSHËM
ARTA MARKU
Në mungesë dhe me urdhër
Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
dhe e Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen
Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Duam të çojmë ushqime dhe ujë”, Berisha denoncon drejtorin e burgut

Në burgun e Vlorës, drejtori Zambak Gjoni duket se ka vendosur rregulla të reja, në kurriz të të burgosurve. Qytetari digjital që ankohet në...

“Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?”, Ndoka tallet me Ramën

Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike zbuloi prapaskenat ku tha se kryeministri i ka ofruar nga ndërmjetësit e tij që Basha të...

Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti dhe Vuçiç takohen sot virtualisht

Paraditen e sotme pritet që të mbahet takimi virtual Hoti-Vuçiç. Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit...

“Hyrrem” lë aktrimin dhe i futet biznesit

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli, e cila mori një famë të madhe me rolin e saj si “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, duket se...

Punët që mund t’i marrim botës, shansi që po na vjen në derë

Pandemia e COVID-19 nxiti qarkullimin e idesë së diversifikimit të furnitorit në kushtet kur Kina, “fabrika” më e madhe globale për sektorë sensitivë si...