E hënë, 27 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Trump do të blejë ishullin e akullit Groenland

Presidenti Donald Trump duket se është në kërkim të blerjes së trojeve të reja. Pasi i vlerësoi plazhet e Koresë së Veriut si “plazhe fantastike” për apartamente pushimi, ai dëshiron të blejë tani edhe Groenland.

A është presidenti Donald Trump në kërkim të hyrjes në librat e historisë apo po punon sërish në punën e tij të dikurshme si biznesmen i imobilieve? Sidoqoftë, ideja e tij të kujton blerjen e Alaskës në vitin 1867. Atëkohë SHBA e blenë rajonin e shtetit më verior federal amerikan nga perandoria ruse e carëve – për një çmim mjaft të lirë, 7,2 milionë dollarë, sot kësaj shifre i përket një vlerë prej 120 milionë dollarësh.

Sipas të dhënave të  qarqeve të brendshme, Trump me sa duket po përgatit blerjen e Groenlandës nga ana e SHBA.

Edhe Harry Truman donte të blinte Groenland

Presidenti është i interesuar për burimet natyrore dhe rëndësinë gjeostrategjike të pjesës në verilindje të Kanadasë, thuhet. Sipas gazetës “Wall Street Journal” disa këshilltarë të Trumpit shohin avantazhe për SHBA nga blerja e ishullit, të tjerë flasin për “një impresionim të përkohshëm” të presidentit amerikan.

Kaq e re kjo ide nuk është. Një nga paraardhësit e Donald Trump, Harry Truman kishte nxitur idenë e blerjes së Groenlandit për 100 milionë dollarë. Groenland është ishulli më i madh i Tokës. Në ishullin e mbuluar në 80% të tij nga akulli, e që ndodhet mes Atlantikut të Veriut dhe Detit Polar ndodhet edhe baza ushtarake amerikan, Thule Air Base. Ky ishull, krahas Antarktidës ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.

Groenland ka tani statusin e një territori të pavarur të Danimarkës.

Trump, i cili tani ndodhet me pushime në klubin e golfit, Bedminster do të qëndrojë në fillim të shtatorit gjatë vizitës në Europë edhe në Danimarkë. Nuk ka të dhëna, se ai do të flasë  në Danimarkë për blerjen e ishullit. Më parë Trump ka lëvduar “plazhet fantastike” të Koresë së Veriut, si një vend ideal për apartamente pushimesh./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...