PD denoncon vjedhjen me rrugën Korçë-Ersekë: 20 mln euro për 4 km

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë në lidhje me vjedhjen që sipas saj është bërë për rrugën Korçë-Ersekë.

Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli denoncoi se kjo rrugë është zvarritur për të vjedhur 20 milionë euro për 4 km rrugë.

Minarolli u shpreh se eshtë anuluar projekti i parë, i cili parashikonte një vlerë prej 1 milionë Euro për km.

DEKLARTA E SEKRETARIT PËR BURIMET NJERËZORE, ERVIN MINAROLLI

Ndodhem në Qafën e Qarrit në rrugën Korçë – Ersekë për të denoncuar ndërtimin e Lotit të dytë të kësaj rruge e cila ndërtohet me një vlerë prej 4 milionë Euro për km.

20 milionë Euro për 4 km e rrugës do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar rrugën nga këtu e deri në Ersekë, por qeveria ka zgjedhur të pesëfishojë kostot në mënyrë që të pasurojë klientët e saj.

Po ta shikoni rrugën mbrapa meje, kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km, që do të thotë rreth 0.8 milionë euro për km.

Dëmi është i dyfishtë.

Është anuluar projekti i parë i cili parashikonte një vlerë prej 1 milionë Euro për km ndërkohë që janë rritur dukshëm kostot në mënyrë abuzive prej gati 5 herë për të favorizuar klientët e qeverisë.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm me këtë projekt, kjo ndodh me të gjitha projektet në Shqipëri dhe shumë prej rrugëve të cilat sot janë akoma në 3D do të ishin ndërtuar sepse ka pasur projekte ekzistuese.

E ka zvarritur 8 vjet rrugën Korçë – Ersekë vetëm për të rritur vlerën e projektit me shpresën se do të harrohej projekti i parë dhe sot është hapur tenderi për të ndërtuar këto 4 km me një vlerë prej 20 milionë Euro.

Partia Demokratike e ka bërë të ditur qëndrimin e saj.

Të gjithë ata që bashkëpunojnë sot me Edi Ramën në vjedhjen e qytetarëve, nesër do të jenë njësoj përgjegjës si ortaku i tyre, kryeministri në ikje.

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT