Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD del blof, synohet kaos dhe tension deri më 2 korrik. Ja faksimilja

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD del blof, synohet kaos dhe tension deri më 2 korrik. Ja faksimilja

Opozita e ka ndarë mendjen se është gati të bëjë gjithçka për të ndalur zgjedhjet e 30 qershorit. Ndonëse Kolegji Zgjedhor rrëzoi shtyrjen e zgjedhjeve, opozita nuk e njeh 30 qershorin dhe ka filluar të mobilizohet për të ndaluar procesin këtë të diel. Në media ka dalë dje një qarkore që PD ka ndarë për kryebashkiakët dhe krerët e degëve, ku jepen udhëzime mbi mënyrën se si duhet të veprohet për të ndalur zgjedhjet.

Por kryedemokrati Lulzim Basha e mohoi një gjë të tillë. Mirëpo gazeta ka mësuar se ky dokument është i vërtetë. Ne e kemi siguruar faksimilen e urdhrit, të shpërndarë të hënën mbrëma në të gjitha degët e PD. Burime shumë të sigurta deklaruan se Basha e mohoi për shkak të presionit ndërkombëtar, por zyrtarë në disa degë të PD konfirmuan për gazetën se e kanë marrë atë në dorë dhe kanë nisur zbatimin. Dje kanë dalë në pah disa elementë që e vërtetojnë qartë këtë gjë. Në pikën 4 të dokumentit thuhet: “Aleanca për mbrojtjen e demokracisë të dalë njëkohësisht me deklarata të martën që po rrezikohet demokracia dhe ata nuk do ta lejojnë këtë”. Dje ishte e martë dhe është përmbushur kjo pikë.

Të 27 kryebashkiakët e PD-LSI kanë kërkuar nga KQZ që të largojë qendrat e votimit, duke paralajmëruar se nuk do lejojnë zgjedhje. Ndërsa në çdo degë pati deklarata nga Aleancat për mbrojtjen e duke u bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë pjesëmarrjen në votime. Po ashtu në pikën 1 kërkohet që të ketë përplasje në mitingjet e Ramës. Kështu ndodhi dje në Kukës. Një tjetër kërkesë është që të ketë protesta nga data 27. Sipas burimeve, dje kanë nisur kërkesat e para në polici për leje. Pra udhëzimi është tërësisht i vërtetë dhe opozita po përgatitet për tensione.

Detajet e qarkores

Qarkorja që u është dërguar demokratëve ka 6 pika. Në pikën e parë kërkohet që të vijojnë tubimet për të bllokuar mitingjet e kryeministrit. “Vijon përballja sipas modelit të Shkodrës, kudo ku shkon Edi Rama. Duke filluar nga sot, tensioni i përballjes duhet të rritet. Degët që janë brenda të njëjtit qark a po afër njëra-tjetrës të koordinojnë për të rritur forcën e pjesëmarrjes dhe përballjes”, thuhet në dokument. Më tej deklarohet se nga nesër e deri më 2 korrik do ketë tubime para qendrave të votimit dhe KZAZ me qëllim që të bllokohet shpërndarja e materialeve zgjedhore dhe votimi. “Të gjitha degët të njoftojnë Bashkitë dhe Policinë, që në datat 27-qershor-2 korrik 2019, në të gjithë territorin e bashkisë, do të organizohen tubime në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë. Detyrimi është vetëm për njoftim. Nuk pritet leje. Vendet e zhvillimit të tubimit të jenë të gjitha rrugët e qytetit dhe fshatrat, duke specifikuar veçanërisht lagjet apo zonat ku janë të vendosura KZAZ, GNV dhe qendrat e votimit. Orari i tubimit të jetë: Pa ndërprerje”, thuhet më tej.

Përplasjet dhe shkatërrimi i materialeve

Pika e tretë është më e nxehta. Aty kërkohet që të shkatërrohen materialet zgjedhore. Po ashtu deklarohet se duhet të ketë përplasje me policinë. “Të hartohet plani sipas specifikave të degës për të mos lejuar votime në 30 qershor. Kjo duhet të arrihet, ose përpara datës 30 qershor nëpërmjet bllokimi të KZAZ në shpërndarjen/ dëmtimin e materialeve, ose pa dhunë në qendrat e votimit me një metodë që shmang përplasjen fizike. Është e pranueshme që të ketë përballje me policinë por jo akte të forta dhune, dëmtime, djegie godinash apo persona të lënduar. KURRSESI persona të lënduar. Interesi i Edi Ramës është që të bëjmë dhunë dhe të lëndojmë njerëz, prandaj duhet shmangur kjo me çdo kusht. Ligjërisht pas dekretit të presidentit është Edi Rama në paligjshmëri dhe jo opozita. Të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS dhe të mos biem pre e asnjë provokimi të tyre”, thuhet në qarkore. Më tej kërkohet që së paku në 27 bashkitë e drejtuara nga opozita, të merren masa që të mos lejohet votimi. Kjo do bëhet duke ngritur grupe “speciale”. “Të ngrihen grup pune që pamundësojnë votimet. Të hartohet modeli më i zbatueshëm sipas degëve dhe mundësive që ka çdo degë. Aty ku PD-ja dhe aleatët kanë bashkinë plani të hartohet dhe zbatohet në koordinim me kryetarin dhe strukturat e bashkisë. Është e domosdoshme të koordinojmë me të gjithë partitë aleate”, thuhet më tej. /Gazeta SOT

 

Tags: PDperplasjeZgjedhjet

TË LIDHURA

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Next Post
Trump kërcënon me zhdukje Iranin: Injorantë!

Trump kërcënon me zhdukje Iranin: Injorantë!

Plas sherri në emision/ “Pse bërtet? Shko bërtiti Ramës që vjedh vota, s’je kameriere e tij” (video)

Plas sherri në emision/ "Pse bërtet? Shko bërtiti Ramës që vjedh vota, s’je kameriere e tij" (video)

Debati/ Basha: Talenti juaj gazetaresk. Sonila Meço i kujton aritmetikën kreut demokrat

Debati/ Basha: Talenti juaj gazetaresk. Sonila Meço i kujton aritmetikën kreut demokrat

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com