Patris Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’, së bashku me vëllain e tij Robertin. “Kush nga ju të dy është single tani?”, ka qenë një ndër pyetjet që u bëri moderatorja Jonida Shehu.
Robert Berisha ishte i pari që u përgjigj pa hezitim dhe pranoi që “Unë kam që dy vite që jam single”.
Ndërsa Patris Berisha nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen e tij. Kohë më parë, Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit, duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social. Menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. Por Patrisi tha se është e komplikuar.
“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha.