Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Këshilli Politik/ Patozi: Drafti i mazhorancës është brutal, nuk do të miratohet

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet i bindur se ndryshimi do të vijë nga ata shqiptarë që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit dhe janë pa detyrime politike.

Për të, shpresa mbetet tek qytetarët që jetojnë më djersën e vet dhe rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, duke kërkuar vetëm që qeveria mos t’ua shtojë hallet.

Ai tregon se shumë i thonë dhe e dekurajojnë duke i mshuar faktit që garën do ta kenë shumë të vështirë, sidomos përballë partive të mëdha dhe kryetarëve të tyre, të cilët Patozi i cilëson si dy gjela që këndojnë majë plehut.

Sipas Patozit, shumica e shqiptarëve do bëhen bashkë dhe do ia dalin për të sjellë ndryshimin në 25 prill.

Postimi i Patozit në rrjetin social, Facebook

NDRYSHIMI DO TË VIJË NGA ATA QË NUK ZGJEDHIN MËSHIRËN E PUSHTETIT

Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shenjestër të vetën, kur futet në një garë.

Ne nuk kemi pse e fshehim që më shumë i hedhim sytë tek ata shqiptarë të lirë dhe pa detyrime politike, të cilët nuk e kanë lidhur jetën e tyre me humorin e pushtetit. Me ata që mund të mos kenë kaluar asnjë ditë të vetme në oborrin e njërës prej partive, duke pritur një vend pune apo një favor, nga ato që kapërcejnë ligjin dhe rregullat e shtetit.

Apo nga ata që ndërrojnë stacionin, sa herë u shfaqen në ekran fytyrat e personazheve të stërkonsumuar të politikës, të cilët edhe lajmet i kanë bezdi t’i shohin nga krupa, që u shkaktohet.

Me ata që jetojnë më djersën e vet dhe rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, duke kërkuar vetëm që qeveria mos t’ua shtojë hallet. Por vetëm kaq, se të tjerat i zgjidhin vetë. Natyrisht, që nuk e kanë kaq të lehtë, sepse pushteti i konsideron gjithmonë si pre të lehtë ose si një turmë të nënshtruarish, që ka kuptim vetëm një herë në dy vjet, vetëm kur vijnë zgjedhjet.

Dhe për sa kohë ata janë shumica, ne besojmë dhe shpresojmë se ndryshimi mund të vijë, duke filluar që nga 25 prilli, për shkakun dhe për meritën e tyre. Dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë kurajo të madhe dhe as për ndonjë mençuri profetike. Mjafton të votosh bindjen tënde.

Sot po na thonë për të na dekurajuar se e kemi të vështirë, ngaqë nuk e kemi lidhur fatin tonë politik me njërën prej dy partive të mëdha. Që i bie se tani duhet të ishim duke mbajtur radhë për të kapur ndonjë vend të sigurtë në listat e tyre në tregun e pështirë politik, i cili përsëritet me një rregullsi vrasëse çdo katër vjet. Ndërkohë, që neveria nga kjo është arsyeja e lindjes dhe e ekzistencës sonë.

Sepse duan të krijojnë bindjen e verbër se asgjë nuk mund të gjallojë dhe pipëtijë në këtë vend pa lejen e dy gjelave që këndojnë majë të njëjti pleh, pavarësisht se njëri është në pushtet dhe tjetri në opozitë.

Dhe ne po u themi se shembulli më i mirë për t’i injoruar këto zëra është ajo masë e madhe shqiptarësh jofanatikë partish, të cilët ia dalin të jetojnë, punojnë dhe bëjnë biznes në këtë vend pa e kthyer kokën nga qeveria, apo edhe ajo lloj opozite, që premton apo gënjen gjithmonë se nesër do të bëhet qeveri.

Ne kemi zgjedhur me dëshirë të plotë që të mos mbetemi në mëshirën atyre mëkatarëve të mëdhenj, njësoj si ata qindra e mijëra shqiptarë, të cilët as nuk e mendojnë dhe as nuk presin që hallet dhe problemet t’ua zgjidhin ata, që ua kanë shkaktuar. Dhe për shkak se ngjajmë shumë në këtë pikë, kemi besim të plotë se bashkë me ta do t’ia dalim.

Tags: astrit patozindryshimzgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë
Aktualitet

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

15:16 | 14/07/2025
Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime
Aktualitet

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

14:47 | 14/07/2025
I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari
Aktualitet

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

14:32 | 14/07/2025
Next Post
A mundet Trumpi ta falë veten?

SHBA: Akuzat ndaj ish-presidentit Trump dorëzohen të hënën në Senat

Xhejms Naismith, mësuesi i fizkulturës që shpiku lojën e basketbollit

Xhejms Naismith, mësuesi i fizkulturës që shpiku lojën e basketbollit

Një tjetër shqiptar drejt Serisë A, Udineze kërkon mesfushorin 22-vjeçar

Një tjetër shqiptar drejt Serisë A, Udineze kërkon mesfushorin 22-vjeçar

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zyrtare/ Tirana zgjidh çështjen e pankinës, firmos trajneri
Sport

Zyrtare/ Tirana zgjidh çështjen e pankinës, firmos trajneri

by mirseda
15:42 | 14/07/2025
0

Tirana ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi bardheblu i ka besuar pankinën Vangjel Miles. Mile ka firmosur...

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

15:16 | 14/07/2025
Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

14:47 | 14/07/2025
I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

14:32 | 14/07/2025
Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com