Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Xhejms Naismith, mësuesi i fizkulturës që shpiku lojën e basketbollit

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, TT

Xhejms Naismith (1861-1939), mësuesi kanadez i edukimit fizik, por i natyralizuar nga Shtetet e Bashkuara, dhe që jepte mësim në Kolegjin Springfill në Masaçusets të Bostonit, është shpikësi i lojës së basketbollit.

Në vitin 1891, për të argëtuar nxënësit e tij në muajt e ashpër të dimrit, ai shpiku një lojë të re dhe të thjeshtë për t’u luajtur në palestër. Ai vari një shportë xunkthi në një mur dhe i ftoi të rinjtë të hidhnin një top në të. Për këtë, Naismith u frymëzua nga një lojë që luhej në fëmijërinë e tij, Duck-ona-rock (Rosë në një shkëmb), në të cilën rregulli kryesor ishte gjuajtja me gurë në formën e një parabole.

Brenda dy javësh, ai paraqiti në kolegj rregullat e kësaj loje të re. Loja e parë u luajt më 15 dhjetor (dhe përfundoi 1 me 0). Suksesi ishte i aq i madh saqë dy javë më vonë Naismith zyrtarizoi rregullat themelore të basketbollit, duke i publikuar ato që në janarin e vitit 1892.

Duke qenë se pas çdo koshi ishte e nevojshëm përdorimi i një shkalle për të rimarrë topin që përfundonte në shportë, u vendos që të pritej pjesa e poshtme. Forma e koshit që njohim sot do të mbërrinte vetëm në vitet 1900. Në fillim në fushë ishin 9 lojtarë për secilin ekip, ndërsa fusha e lojës ishte sa gjysma e asaj që është sot.

Basketboll apo Naismithball?

Për sa i përket emrit “basketboll” të kësaj loje, ai u zgjodh nga një student i Naismith, pasi mësuesi nuk pranoi qët’i vinte sportit të ri emrin e tij. Nëse do të ndodhte e kundërta, sot miliona njerëz, sportistë profesionistë apo amatorë do të luanin“Naismithball”.

Edhe topi i basketbollit është një trashëgimi e Xhejms Naismith. Edhe topi i parë i përdorur nga profesori kishte të disa pjesë të ndara, dhe sipërfaqen e ashpër që i ndihmon atletët t`a kapin topin më mirë pavarësisht duarve të djersitura dhe lëvizjes së vazhdueshme.

13 rregullat mbi të cilat Xhejms Naismith e bazoi sportin e ri u botuan në “The Triangle” në 15 Janar 1892. Kishte lindur loja e re e basketbollit.

Një nga rregullat që nuk është shkruar nga Xhejms Naismith ka të bëjë  me autogolin. Por ai vlen vetëm nëse koshi bëhet rastësisht, dhe jo me qëllim. Është një rregull i futur në Kampionatin Evropian të vitit 1962, kur për të shmangur kohën shtesë, Real Madrid, që priste ekipin italian Ignis, e mbylli ndeshjen duke bërë vullnetarisht një autokosh.

Jeta e Xhejms Naismith.

Naismith lindi në fshatin kanadez Almonte në vitin 1861. Pas studimeve të tij universitare, ai u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku filloi të jepte mësim në shkolla dhe universitete të ndryshme.

Pasi shpiku basketbollin në Kolegjin Springfilld, ai u martua, u bë trajneri i parë i një ekipi basketbolli, dhe ishte me fat që shpikja e tij – tanimë e famshme – u shpall një disiplinë Olimpike në Lojërat Olimpike Verore të Berlinit në 1936. Pikërisht në atë aktivitet, Naismith goditi topin e parë në turneun olimpik, dhe i dha Shteteve të Bashkuara medaljen e artë. Vdiq më 28 nëntor 1939.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/storia/james-naismith-basket

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: basketbollmesues fizkultureXhejms Naismith

TË LIDHURA

Sport

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026
Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Next Post

Një tjetër shqiptar drejt Serisë A, Udineze kërkon mesfushorin 22-vjeçar

Kitet dhe respiratorët u blenë më shtrenjtë/ Si i shpëtoi Manastiriliu SPAK-ut

Zbulohet një tjetër fakt tronditës për Maradonën, mjeku i ka falsifikuar firmën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com