Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka kujtuar sot ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, më 16 tetor 1908. Patozi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto, e bashkëngjitur saj shkruan: ‘Fli i qetë o komandat’.
Në mesazhin e tij thumbues, ai thotë se vetëm një gjë ka mbetur si dikur, kur udhëheqësit e partisë dhe të popullit i largon veç vdekja.
Këtu me mjaft stil i jep një ‘shuplakë’ të fortë edhe kreut të shtetit, Ilir Meta, sa i takon dekoratave. Kjo çështje është diskutuar shpesh gjatë ditëve të fundit, ndërsa kryeministri Rama është shprehur se Meta është dhe do të jetë presidenti i fundit që u jep dekorata të vdekurve.
Statusi
“FLI I QETË, O KOMANDANT!
Eh mor komandant, si vajti kjo punë! Kanë mbetur shumë pak në këtë vend që i merr malli për ty. Dhe akoma më pak nga ata, që të vijnë tek varri për ditëlindje.
Kanë ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri këto vite, gati gjithçka. Vetëm një gjë ka mbetur siç ka qenë: udhëheqësit e partisë dhe të popullit i largon veç vdekja nga pushteti, megjithëse ti nuk e kishe lënë amanet. Dhe ruhu sot, se mund te hash ndonjë dekoratë qorre, si ditë me qokë që është.
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/3563234650403079