Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Patozi: BD, jo parti e mëshirës. S’ka aleancë me PS dhe PD

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Krijimi i Bindjes Demokratike dhe më pas vendimi për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit e kanë reklamuar Bindjen Demokratike ndaj sulmeve verbale politike kryesisht nga partia mëmë. Astrit Patozi, koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, ka qenë i ftuar në Top Talk pikërisht për të sqaruar disa nga këto rrethana.

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës jashtëparlamentare se regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit është i paligjshëm, Patozi u përgjigj:

“Ne kemi kapur të gjitha afatet, e kemi respektuar të gjitha ligjet e vendit për t’u regjistruar dhe për të garuar si parti politike në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithçka thuhet është ngutja e një force politike të vjetër, e cila më shumë e ka problem që po hyjmë ne në zgjedhje, se sa që nuk merr vetë pjesë në to”, tha Astrit Patozi, koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, duke theksuar se ky është problemi me këtë lloj akuze.

Një prej akuzave të Partisë Demokratike për paligjshmërinë e regjistrimit të Bindjes Demokratike është fakti se sipas tyre BD ka vetëm një deputet në Kuvend dhe ai është Andi Përmeti, i cili nuk i ka kaluar 6 muaj në këtë post.

Astrit Patozi sqaron se partia e tij nuk ka pasur një, por dy deputetë të gatshëm për të firmosur që kjo forcë politike të garojë në zgjedhje.

Po ashtu, Astrit Patozi, theksoi se Bindja Demokratike nuk është për t’u mëshiruar dhe nuk është një zë i vogël, pasi në të kundërt PD nuk do të kishte interes që ta sulmonte atë më shumë se sa vetë qeverinë.

“Ne po garojmë, ata thonë se po u marrim njerëz. Le të vijnë edhe ata. Ne do marrim pjesën tonë”, u shpreh Astrit Patozi, duke nënvizuar se PD i ka lënë në një farë forme mbështetësit e saj në mes të rrugës.

I pyetur nëse do të mund të ketë një aleancë me PD, Patozi u përgjigj: “E para nuk mund të bëjmë koalicion me diçka që nuk ekziston. Mund të mendonim një koalicion të mundshëm me një forcë politike që është regjistruar në zgjedhje, por jo me një që thotë nuk do të ketë zgjedhje”.

Më tej Patozi shton se “Ne nuk kemi asnjë konsideratë. Ne duam që ky projekt i ri politik, të perceptohet të ndjehet nga njerëzit e të provohet”.

Por i ngacmuar se nëse Bindja Demokratike do të mund të bashkëpunojë me Partinë Socialiste, Astrit Patozi shprehet se forcën e tij politike nuk e lidh asgjë, e se janë rivalë.

“Bindja Demokratike nuk ka asgjë me PS dhe e ka kundërshtarin e saj kryesor. Nëse PD, na godet ne dhe jo PS, në këto momente është problem i tyre, jo i joni. Nëse ata nuk do të merreshin me ne, ne nuk do të thoshim asnjë fjalë për PD dhe LSI. Kjo e dyta, nuk ka thënë asgjë, as kundër dhe as pro”, tha patozi.

Më tej Koordinatori i BD, theksoi se në “betejë” me PS, kjo e fundit i ka hequr nga lista një kandidat nga gara për kryetar bashkie. Sipas tij, tërheqja nga gara e kandidatit të tyre për Skraparin ka ardhur pas presioneve nga Partia Socialiste.

Arben Skënderaj do të jetë kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, e për Astrit Patozin ai është më i miri./ Top Channel

Tags: aleanceastrit patoziBindja Demokratikei pergjigjet

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Duhet të ishte në kushte të rrepta sigurie, Safet Bajri publikon video nga qelia

Ushtarakët shqiptarë me shërbim në Letoni i rikthehen detyrës

16 ton hekur dhe çimento, ndërtesa gjigante shembet për 16 sekonda (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com