Drejtori i Institutit të Ndërtimit në Shqipëri, Agron Hysenlliu deklaroi se pasojat e lëna nga lëkundjet sizmike pasditen e djeshme nuk konsiderohen të rënda.
I ftuar në “News 24”, Hysenlliu theksoi se tërmeti ishte goxha i madh dhe pasojat nuk ishin të rënda, dhe, sipas tij, kjo tregon që puna e inxhinierëve të ndërtimit ka qenë e mirë.
“Në tërësi, objektet e vjetra kanë probleme. Tërmeti që ka rënë në vendin tonë, meqë jam në terren dhe kam parë gjitha godinat, e ata kanë rezistuar. Kjo tregon se kolegët e mi inxhinierë kanë punuar me ndershmëri dhe përpikëri. Kjo dëshmon më së miri se inxhinierët kanë punuar mjaft mirë. Hyn në tërmetet e mëdhenj dhe ndërtimet e mëdha kanë rezistuar”, tha Hysenlliu.
Ndër të tjera, shtoi se testi i madh kaloi dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë.