Kronikë

Aksion antidrogë në Greqi/ Tentoi për t’u larguar, shqiptari përplas makinat e policisë


               Publikuar në : 22:36 - 22/09/19 Enno

Një grup i trafikut të drogës nga Shqipëria është goditur ditën e sotme sot në Greqi.

Autoritetet fqinje kanë pikasur pjesëtarët e grupit, ndër ta një shqiptar duke transportuar drogë me automjet. Ishte shqiptari ai i cili mendoi t’i largohej efektivëve grekë dhe në tentativë për të ikur ka përplasur disa makina të tyre pa mundur të shpëtojë.

Bashkë me të, në pranga përfunduan edhe dy bashkëpunëtorët e tij për të cilët autoritetet greke nuk bëjnë me dije kombësinë e tyre.

Gjatë kontrollit, policia greke ka mundur të kapë 1 kg marijuanë në automjetin e shqiptarit, por më pas në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogram marijuanë të tjera, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT