Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pazi akuzohet se ka dhunuar dy gra që i kishin njohur në internet. Se bashku me të, në pranga kanë rënë dhe dy të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Perugia , ndërsa mësohet se tre të rinjtë pasi kishin njohur gratë kanë shkuar në banesën e tyre ku më pas i kanë sulmuar dhe grabitur.
Kanë qenë dy gratë që njoftuan policinë, ku pohuan se ishin sulmuar nga disa të rinj, që i kishin njohur në internet.
Sipas mediave vendase, shqiptari dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë kishin vjedhur një shumë të madhe eurosh.