Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pasi bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, opozita e bashkuar “s’lë gjë pa thënë” për Ramën

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pasi bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, opozita e bashkuar “s’lë gjë pa thënë” për Ramën

Opozita e Bashkuar ditën e sotme e bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare.

Ndërkohë së fundmi ka ardhur një reagim nga vetë opozita jashtëparlamentare e cila “nuk la gjë pa thënë” për kreun e qeverisë.

“Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm”, thuhet në deklaratën e opozitës.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR:

22 korrik 2020

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore.

Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,

pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);

në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;

pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;

në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

Tags: bojkotoimbledhjerama

TË LIDHURA

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja

17:36 | 16/06/2025
Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

17:11 | 16/06/2025
Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm
Aktualitet

Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

17:05 | 16/06/2025
Next Post
U zhduk 3 ditë më parë, 65-vjeçari gjendet tek Gjiri i Lalëzit

U zhduk 3 ditë më parë, 65-vjeçari gjendet tek Gjiri i Lalëzit

Turpi përtej policisë

A po dështon edhe Parku Diellor i Karavastasë

Sa legjitime janë pretendimet turke në Detin Mesdhe

Sa legjitime janë pretendimet turke në Detin Mesdhe

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

(VIDEO) Izraeli godet transmetuesin kombëtar të Iranit, prezantuesja ishte ‘live’
Bota

(VIDEO) Izraeli godet transmetuesin kombëtar të Iranit, prezantuesja ishte ‘live’

by mirseda
17:48 | 16/06/2025
0

Izraeli e ka sulmuar ma raketa kompleksin e studiove të kanalit shtetëror të lajmeve të Iranit, IRINN....

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

17:42 | 16/06/2025
Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja

17:36 | 16/06/2025
Moti bën kthesën e papritur për nesër

Moti bën kthesën e papritur për nesër

17:15 | 16/06/2025
Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

17:11 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com