E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

U zhduk 3 ditë më parë, 65-vjeçari gjendet tek Gjiri i Lalëzit

Një 65-vjeçar i cili u shpall i zhdukur tre ditë më parë, është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia.

Ali Frakulli u denoncua si i humbur, këtë të martë, në emisionin “Pa Gjurmë”, në Report TV. Ai u gjet rreth orës 03:00 të mëngjesit në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Telefonatat që mbërritën gjatë emisionit orientuan saktë vendet ku kishte lëvizur i moshuari. Lajmin e gjetjes së tij e dha i biri, gjatë një lidhjeje telefonike.

“Babai u gjet nga forcat policore dhe më njoftuan në orën 3 të mëngjesit. Kishte humbur rrugën dhe tani është mirë. Babai u gjet tek Gjiri i Lalëzit. Kishte kërkuar ndihmë tek qytetarët, për të ardhur në Tiranë, por nuk e kishte ndihmuar askush. Telefonatat gjatë emisionit thanë të vërtetën, sepse ai ka qenë në Durrës, nga ku ka marr serum tek ambulanca. Nga nuk ka qenë këto ditë, madje ka shkuar edhe tek banesa ku rrinim në Golem, pasi kishim shkuar për pushime”, tha ai

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...