Një 33-vjeçar shqiptar ka rrahur gruan dhe motrën e saj në Savona të Italisë. Menjëherë pas sulmit shqiptari mori dy fëmijët e tij 4 dhe 9 vjeç dhe nga banesa.
Agjencia italiane ‘Ansa’ shkruan se dy gratë u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pasi policia u sinjalizua për ngjarjen u vu në ndjekje të shqiptarit, i cili ishte rezident në komunën e Cairo-s. Pas shumë tentativat për t’i shpëtuar ndjekjes, shqiptari ra në prangat e policisë.