Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pas zgjedhjeve/ Flamuri i Shqipërisë mbulon atë të Kosovës!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pseudopatriotët tanë

Nga: Ben Andoni

Flamuri i Shqipërisë e ka pritur sot emisarin norvegjez të Ballkanit dhe ambasadorin e vendit të tij në takimin e zhvilluar në zyrën e kandidatit kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. Por, një situatë e tillë, i ka pritur emisarët edhe në mjediset e LDK-së, ku Arne Sannes Bjørnstad, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (Departamenti i Evropës Juglindore) dhe Jens Erik Grøndahl, ambasador i Norvegjisë në Kosovë, në sfond kanë pasur flamurin kombëtar, atë të Dardanisë e BE-së, të SHBA-së.

Vetëvendosja duket e prerë të përdorë vetëm flamurin kombëtar, dhe kjo është dukur edhe në shfaqjet e fundit zyrtare të Albin Kurtit, në të gjitha situatat e tij. E konsideruar si një nga pikat ku kritikohet, Albin Kurti ka manovruar me fjalët, por pa dhënë asnjëherë një shpjegim të arsyeshëm për mosnjohjen e simbolikës së Kosovës. Teksa pak e çuditshme duket në pamjen (nëse nuk gabojmë) të mjedisit të LDK-së ku janë pritur zyrtarët norvegjezë. Edhe aty mungon flamuri kosovar.

I ndjeri Ibrahim Rugova u përpoq shumë që Flamuri i ashtuquajtur i Dardanisë të zinte vend. Por qoftë publikimi i flamurit dhe qoftë propozimi për flamur shtetëror të Kosovës në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës, nuk është se ngjalli entuziazëm përveçse kundërshtim dhe deri te refuzimi i hapur që u shpreh edhe me revolta. Gjithsesi, flamuri ruhet si trashëgimi e Rugovës dhe në mendjet e shfaqjet e LDK-së, si pjesë e identitetit të tyre. Ish-Presidenti i Kosovës e përdori edhe në fushatat e tij, kurse pas publikimit një pjesë e popullit të Kosovës e njohu si “Flamuri i Dardanisë”, me emrin antik të vendit ku hynte veç pjesa më e madhe e Kosovës, edhe Toplica, Shkupi etj.

***

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe nga qëndrimet e tyre e respektojnë vendimin e zgjedhësit kosovar për të ardhmen. Do të pritet se çfarë do ndodhë në kulisat kosovare, që nuk janë larg me ato të Tiranës. Gjithsesi, tek të dy, duket se do të bjerë barra e rëndë e negociatave, por edhe ajo që njerëzit e kanë shmangur: procesi i propozimeve për ndërrimin e kufijve. Albin Kurti është treguar shumë i vendosur për kufijtë e Kosovës. Dhe, ka demaskuar hapur përpjekjet e qeverive kosovare për Demarkacionin. Por, a nuk ishte vallë i tillë dhe ish-kryeministri Haradinaj? E megjithatë, u tërhoq para një premtimi që nuk u mbajt asnjëherë.

Pavarësisht se çfarë mendohet në Kosovë e sidomos kakofonia e zërave në Shqipëri, shqetësimit që ngjall në të gjithë Ballkanin, ndryshimi i kufijve nuk ka ikur asnjëherë nga tavolina diplomatike. Edhe pse Gjermania dhe vende të tjera të Evropës janë kategorikisht kundër. Tek e fundit, atë që do vendosin dy Superfuqitë mbetet ligj për të vegjlit.

Duket se shmangia e simbolikës së flamurit kosovar është një si ogur për atë që mund të ndodhë. Po a do munden zyrtarët e rinj të Kosovës ta ndalojnë dhe ta fusin procesin në një rrjedhë normale? Me sa duket energjia më e madhe do të jetë për t’u futur në bisedimet me Serbinë, kurse përfundimi është diku në zyrat perëndimore, gati për t’u zbatuar. Mbi Kurtin dhe Osmanin, do ketë një rezistencë skajore të Opozitës së re, por edhe realiteteve ndryshe. Jo më kot presidenti Thaçi dhe në të njëjtën kohë, presidenti Vuçiç për të gjithë kohën i përmbahen asaj se: E ardhmja do të jetë e hidhur. Sido që të jetë, shqiptarët, duhet të jenë të bashkuar, pasi historia jo gjithnjë ka qenë në kahun e tyre. Dhe, flamuri shqiptar duan apo nuk duan shumë veta është shumë më tepër frymëzues sesa ai i Kosovës. (Javanews)

 

Tags: Albin Kurtiben andonikosove

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Gazetarja e njohur fiton “betejën” 8 mujore me Policinë e Shtetit

Gazetarja e njohur fiton "betejën" 8 mujore me Policinë e Shtetit

“Flitet për diçka shumë të rëndë”, Mesila Doda jep paralajmërimin ‘bombë’ për Ramën

"Flitet për diçka shumë të rëndë", Mesila Doda jep paralajmërimin 'bombë' për Ramën

Rama mbërrin në Serbi/ Nesër nënshkruhet marrëveshja në Novi Sad

Rama mbërrin në Serbi/ Nesër nënshkruhet marrëveshja në Novi Sad







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

by mirseda
17:50 | 06/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën...

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

17:31 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com