Politikë

“Flitet për diçka shumë të rëndë”, Mesila Doda jep paralajmërimin ‘bombë’ për Ramën


               Publikuar në : 19:44 - 09/10/19 M. S

Sekretarja e përgjithshme e PDIU- së, Mesila Doda, ka bërë akuza të forta për kryeministrin Rama sa i takon çështjes çame. E ftuar në studon e “ABC News”, Doda akuzon kryeministrin Rama, se e ka shitur dhe keqpërdorur çështjen çame.

Madje ajo shtoi më tej se dikur kryeministri ngrinte zërin në mbrotje të çështjes çame, e ndërsa tashmë gjerat kanë ndryshuar.

Mesila deklaroi se Rama ka arritur deri aty, sa të të heqë nga librat e historisë çështjen çame.

“Rama e ka keqpërdoruar çështjen çame. E kemi parë kur dikur ngrinte zërin në mbrojtje të çështjes çame, por e kemi parë sesi e ka shitur dhe ka harruar çështjen çame, ka arritur deri aty sa të heqë nga librat e historisë çështjen çame.

Do keni shkresa pas ca ditësh për çështjen çame. Flitet për diçka shumë të rëndë”, tha ajo.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT