Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për të ashtuquajturin “Shengeni ballkanik”.
Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë ditën e nesërme një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev me të cilët do të nënshkruhet edhe marrëveshja në Novi Sad. Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve e shërbimeve të quajtur “Shengeni Ballkanik”.