pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahistambet girişamgbahisradissonbet girişmercurecasinocratosroyalbet girişcasinomilyonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingcasinoroyalholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pas SHBA-së, është radha e Evropës për të refuzuar Trumpin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”

Pavarësisht gjithë ankesave dhe sulmeve të tij, presidenca e Donald Trump do të përfundojë më 20 Janar 2021. Ai do të jetë një histori. Por mjerisht trashëgimia e tij politike do të mbetet. Me gati 75 milion amerikanë që votuan për të (dhe 82 milion për Xho Bajden), Trump mobilizoi një mbështetje të jashtëzakonshme dhe të papritur në një bazë, që do të vazhdojë ta drejtojë Partinë Republikane drejt markës së tij të izolacionizmit nacionalist.

Trumpizmi do ta përndjekë për një kohë të gjatë politikën amerikane, dhe një version i tij do të garojë sërish në presidencialet e vitit 2024, kjo gjë është tashmë e qartë. Për të mposhtur Trumpizmin, demokratët kishin nevojë të ndërtonin një “valë blu” fitoresh elektorale. Por nuk ia dolën.

Ideja që vetë Trump do të kandidojë sërish nuk ka shumë gjasa të ndodhë, duke pasur parasysh moshën e tij të madhe. Por trashëgimtarët e rinj populistë, po garojnë për të pretenduar mantelin e tij. Nga perspektiva evropiane dhe transatlantike – ku secila ka një interes ekzistencial që Amerika të mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit shumëpalësh – zgjedhja e Bajden përfaqëson fitoren në një betejë vendimtare, por jo të luftës.

Ne këtu në Evropë nuk duhet të harrojmë se pas 4 vitesh paaftësie të Trump – me më shumë se 300.000 amerikanë të vdekur nga COVID-19 – gati gjysma e votuesve amerikanë vendosën se dëshironin edhe 4 vite të tjera me presidentin tashmë në largim.

Ky fakt shqetësues, ka pasoja të mëdha mbi të ardhmen e politikë-bërjes evropiane. Evropianët nuk mund të bënin gabim më të madh nëse mendojnë të rrinë rehat, duke ia lënë vetëm administratës Bajden përgjegjësinë për marrëdhëniet transatlantike.

Biden dhe këshilltarët e tij, mund të jenë pafundësisht më të aftë sesa Trump, por e ardhmja e transatlantizmit do të varet jo pak nga ajo që Evropa – dhe veçanërisht Gjermania – do të bëjë gjatë viteve të ardhshme. Ndërsa presidenca Trump i detyroi udhëheqësit evropianë të vihen në pozita mbrojtëse, zgjedhja e Bajden kërkon të kundërtën:një nxitje pro-aktive për ripërtëritjen e aleancës transatlantike.

Rivendosja e marrëdhënies, kërkon që Evropa të veprojë si një “e rritur” dhe e barabartë përkundrejt Shteteve të Bashkuara, duke u zhvendosur përtej sjelljes nënshtruese të epokës së Luftës së Ftohtë, që në fakt vazhdon ende 30 vjet më vonë.

Për shembull, pjesa disproporcionalisht e vogël e vendeve evropiane në barrën e shpenzimeve ushtarake brenda NATO-s, është thjesht e pashpjegueshme për shumicën e amerikanëve (dhe jo vetëm për mbështetësit e Trump). Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, jo më pak pasi do të ishte në interesin e vetë Evropës që të forconte mbrojtjen e saj.

Por evropianët duhet t’ia bëjnë që në fillim të qartë administratës Bajden, se çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet të bëjë Evropa. Amerika është një fuqi globale me interesa globale, dhe me aftësi ushtarake të pakrahasueshme.

Ndërkohë Evropa, përbëhet nga shumë vende të vogla dhe të mesme, ku secila ka aftësi të kufizuara për të projektuar fuqi dhe ndikim (ndoshta me përjashtim të dy fuqive bërthamore, Francës dhe Britanisë, por kjo e fundit tashmë është larguar nga unioni).

Përvoja e shkuar me misionet ushtarake jashtë Evropës, ka treguar se perspektiva e një fuqie globale ndryshon rrënjësisht nga ajo e një fuqie të vogël ose të mesme. Votuesit evropianë e dinë këtë gjë, dhe kjo do të ketë një ndikim të madh, nëse ata pranojnë misione të tilla në të ardhmen.

Në kontekstin e marrëdhënieve transatlantike, roli i Evropës është të mbrojë territorin e NATO-s dhe periferinë e tij të pasigurt. Në Evropën Lindore, kjo ka të bëjë kryesisht me vendet baltike (që të gjitha anëtare të NATO-s), luftën në Ukrainën Lindore dhe “konfliktet e tjera të ngrira” në periferinë e Evropës.

Zgjidhja e këtyre konflikteve – ose të paktën arritja e një lloj stabilizimi – do të kërkojë një përgjigje diplomatike evropiane shumë më të fuqishme, sesa e kemi parë deri më sot. Për më tepër, emigrimi masiv dhe lufta kundër terrorizmit, do ta detyrojnë Evropën të forcojë angazhimin e saj në bregun jugor të Mesdheut, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Perëndimore.

Mesdheu Lindor po bëhet gjithnjë e më shumë një vatër e nxehtë e re, për shkak të tensioneve midis anëtarëve të BE dhe NATO (Qipros, Greqisë dhe Turqisë) dhe konflikteve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor. Evropianët duhet të fokusohen kryesisht në këto sfida, dhe në zhvillimin e aftësive të nevojshme për t’i menaxhuar ato.

Kjo në vetvete do të forconte sigurinë evropiane, dhe kësisoj edhe kontributin e Evropës në NATO. Sa i përket politikës botërore, Evropa duhet t’ia lërë këtë fushë superfuqive globale, një titull që nuk mund ta pretendojë vetë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për Kinën.

BE duhet të gjejë një mirëkuptim të ngushtë reciprok me SHBA mbi këtë çështje, sidomos kur bëhet fjalë për vlerat e përbashkëta. SHBA dhe BE, duhet të koordinohen mbi politikat si të barabarta. Por sërish ne do të duhet të jemi më të qartë në lidhje me atë që do të pranojnë votuesit evropianë, dhe po ashtu se çfarë mund të bëjnë qeveritë evropiane.

Për shembull, NATO nuk duhet të shndërrohet në një organizatë sigurie për Azinë Lindore, pasi kjo thjesht do të tejkalonte mundësitë e saj. Në fushën e politikës tregtare, do të shfaqet një grup i ri interesash të përbashkëta strategjikë, si ndaj Kinës, ashtu edhe në rajonin transatlantik.

Edhe me Bajden në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të ketë më një rikthim tek varësitë e vjetra komode, që kanë diktuar për një kohë të gjatë marrëdhëniet transatlantike. Pas 4 vitesh të Trump, evropianët e dinë se çfarë është në rrezik. Po kështu, vazhdimi i ruajtjes së çdo iluzioni mbi Kinën do të ishte naiv dhe i rrezikshëm.

Nuk ka asnjë alternativë më të mirë ndaj një transatlantizmi të ripërtërirë. Duke hedhur poshtë Trump dhe duke zgjedhur Bajden, Amerika ka bërë pjesën e saj. Siç thonë amerikanët, topi tani është në fushën e Evropës.

Shënim:Joschka Fischer, ministri i Jashtëm dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/what-the-trump-legacy-means-for-europe-by-joschka-fischer-2020-12

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpeuroperefuzimSHBA

TË LIDHURA

Bota

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026
Bota

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026
Bota

Zbulim makabër në Poloni/ Gjenden dhjetëra fetuse njerëzore të varrosura në një tokë private

17:17 | 13/06/2026
Next Post

Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

Itali, vala e dytë e pandemisë më agresive se ajo e para

''Bum tërmeti e bam Covidi, çfarë sfidash'', Rama bën urimin e veçantë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

by mirseda
21:06 | 13/06/2026
0

Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre pra Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e...

Kosovë/ Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

21:05 | 13/06/2026

Nga Europa në SHBA e Kanada/ Protestat e shqiptarëve përfshijnë nesër kryeqytetet kryesore të botës

20:20 | 13/06/2026

“Çekiçi i drejtësisë” në protestë, qytetarët mesazh para Kryeministrisë

20:15 | 13/06/2026

Rama mbron Yll Limanin: Nuk e njoh urrejtjen dhe thirrjet për bojkot

20:07 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com