Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pas rënies në fillim të muajit, euro nis rritjen. Ja me sa lekë u këmbye sot

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pas rënies në fillim të muajit, euro nis rritjen. Ja me sa lekë u këmbye sot

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje në tregun vendas ditët e fundit, pas rënies që ajo pësoi në fillim të gushtit, duke reflektuar në këtë mënyrë fundin e efekteve sezonale.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, duke shënuar të tretën ditë me rritje. Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se fundi i gushtit tradicionalisht shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase, për shkak të përfundimit të efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon e bie.

Ekspertët presin që deri në dhjetor, euro të vijojë të jetë më e qëndrueshme, ndërsa nga fundi i dhjetorit, rifillimi i efekteve sezonale, me ardhjen e emigrantëve, përgjithësisht i zhvlerëson valutat.

Në fillim të muajit gusht euro ra ndjeshëm, duke zbritur në 120.75, që ishte jo vetëm niveli më i ulët i këtij viti, por edhe rekordi i 12 viteve (që nga 2007), teksa euro iu afrua nivelit më të ulët ët të gjitha kohërave, i cili është arritur në  dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.4 lekë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

Rënia është më e ulët në raport me vitin e kaluar, ku përgjatë gjithë 2018-s, euro u zhvlerësua mesatarisht me 6.5 lekë.

Që nga mesi i vitit 2016, kur monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, euro ka rënë me 16.5 lekë, ose gati 12%. Kjo rënie ka ardhur pavarësisht se deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga Shqipëria) nuk ka shfaqur shenja përmirësimi.

Sipas ekspertëve, rënia e qëndrueshme e euros lidhet me rritjen e ofertës për valutë, kryesisht nga kanalet informale si dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase.

Eksportuesit janë ata që janë goditur më shumë nga rënia e euros, pasi i kanë të ardhurave në valutë dhe shpenzimet në lekë. Edhe Banka e Shqipërisë në një raport të fundit pohonte se një zhvlerësim i mëtejshëm i euros do të ndikonte negativisht në ekonomi, ndonëse parashikonte që monedha e përbashkët do të ishte më e qëndrueshme në të ardhmen./Monitor

Tags: eurokembimirritjevaluta

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
“Hoqi shiritat e Havanës”, Braçe paralajmëron gjykatësin: Gati dosja për vetting

Informaliteti me karburantet/ Braçe i 'ashpër' me këto dy kategori: Kohë deri në fund të shtatorit

Video/ Djali i Messit brohoret për skuadrën kundërshtare, futbollisti e qorton në publik

Video/ Djali i Messit brohoret për skuadrën kundërshtare, futbollisti e qorton në publik

Kryente vepra të turpshme para dy minoreneve, policia ndalon 73-vjeçarin

Sapo ishte kthyer nga emigrimi, kush është 38-vjeçari që donte të vriste nënën (Emri)







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com