Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pas Kuvendit të PD-së, si edhe absurdi i meritokracisë dhe vlerave te ne

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga Ben Andoni

Përcjellja e humbjes dhe kremtimi absurd i fitores nga PD-ja në Kuvendin e saj të fundit treguan sesa larg është ky formacion politik ndaj vlerave dhe sensit të meritokracisë së pastër, mëtuar përmes njerëzve të saj. Por, më shumë sesa humbje e saj, kjo është humbje e një spektri jo të vogël të publikut, i cili kërkon zgjidhje përmes meritokracisë dhe vlerave që përcjellin elitat.

Meritokracia është atributi pozitiv i nxjerrë në pah i individit, vërtetuar dhe provuar me sundimin e aftësisë vetanake. Fatkeqësisht, në Shqipëri, jo vetëm nuk zbatohet dhe funksionon një sistem i ndershëm politik apo që ta stimulojë meritokracinë, por vetë politika e inkurajon pabarazinë me anë të mekanizmave të saj. Sot, jo pak njerëzve të elitave shqiptare të fushave të ndryshme, që në masë nuk janë të provuar ose nuk e justifikojnë katapultimin, nuk dinë të përballin probleme. Me të drejtë sot, shqiptarët, shqetësohen jo thjesht nga paaftësia, por edhe lartësia që i ndjekin meritokratët, si edhe nga cinizmi i tyre. Kujtoni administratën lokale me atë që bën me tenderat dhe atë qendrore po ashtu; sorollatjet e njerëzve dhe vetë-përfitimet e tyre; vonesat dhe talljet e rëndomta ndaj njerëzve nëpër zyra; tollovinë e njerëzve të opozitës.

Ishte sociologu britanik Michael Young, i cili solli për herë të parë për publikun termin “meritokraci”. Interesant ka qenë konstatimi i tij se edhe pse “meritokracia” mund të tingëllojë mirë për shumicën e njerëzve, një shoqëri e vërtetë meritokratike do të ishte një katastrofë. Do të krijonte një shoqëri fituesish egoistë dhe arrogantë dhe humbësish të zemëruar dhe të dëshpëruar. “Triumfi i meritokracisë, e kuptonte Young, do të çonte në humbjen e komunitetit politik”, shpjegonte pak kohë më parë politologu i njohur Krastev.

Agu i viteve ’90 solli ndryshime të mëdha në Shqipëri gati të paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë sesa vrulli popullor që u inincua nga revolta e studentëve të merrte drejtimin e duhur. Deri më atëherë, njerëz pothuaj të njohur thjesht në qarqe të ngushta do të ktheheshin sakaq në figura publike, të cilët do ndikonin këtej e tutje, në vend të një grupimi tjetër të afirmuar që do të shmangeshin deri arbitrarisht. Një elitë e re po shfaqej vrulltas duke lënë pas, një elitë që e kishte shtresuar daljen e saj ngadalë dhe falë vlerave. Madje, artikulli i njërit syresh si profesor Ylli Popa shërbeu si një ndezës, por ai dhe të tjerë u kishte ardhur radha që tashmë të zinin vend në vitrinën e harresës. Ajo që e bashkonte elitën e re që po lindte do të ishin kushtet sesi ishte shfaqur, cilësitë e paarrira të shpalosura prej saj dhe konjukturat që do ndiqte kjo elitë e re në Shqipëri post komuniste. Në fakt, jo pak syresh vinin prej privilegjeve të sistemit ose e thënë më troç prej familjeve lidhur ngushtësisht me pushtetin. Një masë e madhe te PD-ja dhe jo më pak te PS-ja e përcollën realisht këtë realitet.

Dhe, aq e besueshme mëtonte të ishte kjo lloj elite saqë shqiptarët u bënë sërish robër të teorive hipotetike. Pas teorisë së shock-ut ekonomik pasoi ajo e “Çekut të Bardhë”, që po shkonin paralel me ethen e madhe që PD-ja të sanksiononte fuqinë e saj në ngritje. I ndjeri Gramoz Pashko, ardhur vetë nga familje komuniste, që fliste dhe mbronte idenë e shock-ut, i vinin pas funksionarët e rinj të asaj kohe që po kristalizonin elitat e reja sipas të cilëve Shqipëria do përmbytej nga ndihmat. Kjo retorikë boshe që filloi të besohej madje edhe prej tyre vetë e bëri këtë elitë që po lindte jo vetëm pa skrupuj, por më keq akoma: kërkuan de facto të bënin çka bënë më parë paraardhësit e tyre. Meritokracia e këtyre kohëve është mbushur me shumë shembuj, kurse nepotizmi, mohimi i vlerave dhe interesi i ngushtë prevalojnë mbi të gjitha. Nuk mjaftoi me kaq. Me hapjen e udhëve me jashtë, individët e rinj që po përfitonin nga kinse meritokracia kanë mundësi të punësohen, të hapin biznese në starte të favorizuara, të bëjnë shkolla të mira, të përcjellin fëmijët jashtë, të kenë rroga të mira dhe mbi të gjitha t’ia shpërblejnë pjesës tjetër të shqiptarëve, që mundohet të respektojë kanonet e demokracisë, me arrogancë dhe të sigurt për virtytin dhe kinse epërsinë e tyre intelektuale. Sa shumë të persekutuar që mbinë, sa shumë kinse gjoja të nëpërkëmbur dhe sa shumë të paaftë falsifikuan, aq saqë sot nëse do t’i identifikonte një raport, do të dilte me një shifër të frikshme.

Nëse në Shqipëri kjo do shikohet pak me indiferencë dhe në vite faji do t’i vendoset karakteristikave të “Homo Albanicus” që nuk po mjedisohet dot edhe me këtë regjim të ri pas atij që ka kaluar për pesë dekada nën Socializëm, situata është edhe më e nderë në sisteme të konsoliduara…”Ata…gëzojnë jo vetëm frytet e një arsimi me cilësi të lartë dhe paga shumë të mira, por ata janë arrogantë, të sigurt për virtytin dhe epërsinë e tyre. Ata besojnë se janë fitues jo sepse janë me fat që kanë pasur gjenet ‘e duhura’ apo se patën një mbështetje të madhe nga prindërit, por sepse e meritojnë të jenë fitues. Elitat mund të jenë të arsimuara në mënyrë të shkëlqyer dhe e konsiderojnë veten si të sofistikuar, tolerante dhe liberale. Por në realitet ato janë shkëputur në mënyrë dëshpëruese nga shoqëritë që drejtojnë”, shkruan hidhësisht Mark Damazer te “New Statesman”.

Në ditët tona, personazheve të meritokracisë sonë sot i mungon jo vetëm empatia por edhe shikimi real dhe afatgjatë i problematikave të vendit tonë. Tek e fundit ata janë pjesë e një kaosi social por edhe për paaftësinë për të gjetur përgjigje për problematikat. Në Shqipëri nuk ka përgjigje për ikjen e frikshme të rinisë, paçka që është një fenomen jo vetëm shqiptar; në Shqipëri nuk ka përgjigje për kaosin e pronave dhe pse shkojnë tek vetëm një grusht njerëzish; në Shqipëri nuk ka zgjedhje për sistemin politik, që është ngushtësisht në duar të pak njerëzve; në Shqipëri nuk ka përgjigje për zhvillimin dhe rrugët e duhura të saj apo ato që mund t’i shërbejnë vendit.

E megjithatë, në thelb, sërish, ajo që e mban shoqërinë shqiptare sot në idealin e vet është se meritokracia, mund të jetë zgjedhja e vetme që të talentuarit, të shkolluarit dhe më të aftët, të provohen në shërbim të shoqërisë dhe në ndihmë të saj. Këtë e ka kuptuar shumë mirë kryeministri Rama, që së fundmi ka inincuar dhe një fushatë për thithjen e trurit. Është e vërtetë se koncepti ‘meritokraci’ u përmend shumë në kohën e qeverisjes së zotit Nano dhe ai u mundua të luajë shumë me këtë koncept dhe madje duke dashur ta promovojë këtë. Por, më kot, pasi nga retorika deri në praktikë pati një humnerë të tërë, atë që i ndjeri shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, degjenerimin e këtij koncepti, do ta shprehte me fjalët se ajo lloj meritokracie e Nanos ishte thjesht “shkërdhatokraci”. Ishte një koncept që vjen nga leksiku vulgar por që zuri vend menjëherë në leksikologjinë politike për vërtetësinë por më shumë hapësirën që mbulonte ky koncept në kushtet politike shqiptare dhe që Kuvendi i pak orëve më parë i PD-së dhe aktivitetet e PS-së për thithjen e trurit na e kujtojnë aq shpesh. (Homo Albanicus)

Tags: ben andonikuvendi kombetaropinionPD

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Keqinformim mbi Covid-19, YouTube heq videot e presidentit të Brazilit

Keqinformim mbi Covid-19, YouTube heq videot e presidentit të Brazilit

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

Greqi, regjistrohen dy tërmete të njëpasnjëshme

Përmbytjet në Gjermani/ Meteorologët: Mund të ketë sërish reshje të mëdha shiu







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

“Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja”, Von der Leyen me vlerësime për Shqipërinë
Politikë

“Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja”, Von der Leyen me vlerësime për Shqipërinë

by mirseda
11:49 | 13/10/2025
0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama,...

Pyetet për kritikat ndaj BE në sy të Ursula von der Leyen, ja si përgjigjet Rama

Pyetet për kritikat ndaj BE në sy të Ursula von der Leyen, ja si përgjigjet Rama

11:45 | 13/10/2025
Takimi me Begajn dhe Ramën, Von der Leyen: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së

Takimi me Begajn dhe Ramën, Von der Leyen: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së

11:04 | 13/10/2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut

10:51 | 13/10/2025
Përshkallëzohet protesta e minatorëve të Spaçit, bllokojnë hyrjen e kompanisë!

Përshkallëzohet protesta e minatorëve të Spaçit, bllokojnë hyrjen e kompanisë!

10:46 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com