Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pas heqjes së imunitetit, Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vite burg

6 vjet ago
in Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pas heqjes së imunitetit, Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vite burg

Senati Italian i hoqi imunitetin ish-ministrit të brendshëm. Tani kreu i partisë ekstremiste të krahut të djathtë Lega duhet të japë llogari para gjyqit për shpërdorim detyre dhe privim lirie për 116 refugjatë.

 

Tani u hap rruga për një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, për shkak të politikës së tij të ashpër ndaj refugjatëve. Shumica e Senatit në Romë votuan për heqjen e imunitetit të Salvinit. Kreu i ekstremit të djathtë, Lega, akuzohet nga një gjykatë në Catania për “shpërdorim detyre” dhe “privim lirie”.

 

“Bruno Gregoretti” e bllokuar për ditë të tëra

Në dosjen e Catanias bëhet fjalë për 131 refugjatë, të cilët, në korrikun e vitit të kaluar, Salvini i kishte mbajtur të bllokuar në bordin e anijes “Bruno Gregoretti”. Salvini dhe Lega e tij, të  cilët ndiqnin një kurs të ashpër kundër imigrantëve, e kishin refuzuar për disa ditë që anija të hynte në një port italian. Vetëm kur vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, kishin pranuar të merrnin refugjatët në vendet e tyre, ai lejoi që anija të hynte në bregdet.

Pas votimit, Salvini tha: “Unë mbrojta Italinë e për këtë do të shkoj në gjyq. Por kam besim të plotë te gjykata”. Kreu i opozitës shtoi se ai nuk do të dënohet, sepse kishte mbrojtur kufijtë e italisë. Salvini ishte Ministër i Brendshëm nga qershori 2018 deri në fillim të shtatorit 2019.

Në rastin se dënohet ai kërcënohet me deri 15 vjet burg. Veç kësaj, atij mund t’i pezullohet aktiviteti politik për deri në 8 vjet. Në janar, komiteti përgjegjës parlamentar votoi për heqjen e imunitetit  të Salvinit. Tani edhe senati e miratoi këtë vendim duke hapur kështu rrugën për një gjyq ndaj Salvinit.

 

Ende e hapur çështje e anijes “Open Arms”

Drejtësia italiane ishte përpjekur edhe në mars të 2019-ës  t’i hiqte imunitetin Salvinit për shkak të refugjatëve. Por asokohe Senati kishte votuar kundër. kësaj kërkese  Atëherë bëhej fjalë për anijen “Diciotti”, e cila ishte mbajtur e bllokuar një vit më parë. Në atë periudhë, Salvini si ministër ishte përfaqësuesi i fortë i një qeverie të përbërë nga Lega dhe “Movimento 5 Stelle”.  Në Shtator 2019 në pushtet erdhi koalicion i ri i partisë M5S me socialdemokratët, duke zëvendësuar qeverinë e vjetër. Pas votimit të fundit, Senati duhet të vendosë për rastin e një anije tjetër shpëtimi të mbajtur e bllokuar gjatë kohës së Salvinit: “Open Arms”. Se kur mund të fillojnë proceset gjyqësore, kjo nuk dihet ende. DW

Tags: burgitaliMateo Salviniministri brendshem

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Sekuestrimi i pronave të mafiozit italian, SPAK tregon detajet

Sekuestrimi i pronave të mafiozit italian, SPAK tregon detajet

Dokumenti/ Ish-kreu i bandës së Durrësit zbulon pasurinë e tij

LISTA/ OFL-ja zbulon 21 prona të Lulzim Berishës, pallate, toka dhe biznese

Vlorë/ Shkrumbohet kasollja në Vlorë, humb jetën tragjikisht e moshuara

Vlorë/ Shkrumbohet kasollja në Vlorë, humb jetën tragjikisht e moshuara







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com