E mërkurë, 8 Prill, 2020
6 C
Tirana

Sekuestrimi i pronave të mafiozit italian, SPAK tregon detajet

Lexo edhe ...

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

SPAK ka dhënë sot më shumë detaje në lidhje me sekuestrimin e pasurive të një shtetasi italian, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë.

Giovanni Di Cosimo u arrestua një vit më parë në Durrës, pasi konsiderohet si kreu i një klani mafioz në Bari.

Si pasojë e një hetimi dypalësh mes SPAK dhe Antimafias italiane, u vendos sekuestrimi në pasuritë e 44-vjeçarit italian.

Rezulton se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri. Ai dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i plotë

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është në hetim procedimi penal Nr.94 i vitit 2019 (Skuadër e përbashkët hetimore me autoritetet italiane të drejtësisë) për veprat penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal. Gjatë hetimeve është bërë e mundur të identifikohet dhe te arrestohet shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë. Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme janë bërë verifikime pasurore, për shtetasin Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”( i ndryshuar).

Në përfundim të hetimeve pasurore janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të mëposhtme :

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar me datë 11.02.2020 nga strukturat e policisë gjyqësore dhe pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, deri në përfundimin e procesit gjyqësor për konfiskimin e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT