Kryebashkiaku Erion Veliaj ka celebruar martesën e aktorit Gazmend Paja me Ira Seferin. Ceremonia u zhvillua pasditen e djeshme në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku mori pjesë edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.
Po ashtu, Veliaj i ka dhënë disa këshilla publikisht Pajës, teksa me anë të një postimi shkruan:
“Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla:
Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im!
Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre!
Mos harro kurrë, 1 Qershori s’është festa e fëmijëve, është përvjetori yt i martesës!”