E mërkurë, 8 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Pas arrestimit të babait/ Jep dorëheqjen zv/ministrja e Arsimit

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, pas arrestimit të babit të saj i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Në operacionin e para disa ditëve “Crystal Eagle” ranë në pranga 22 persona të cilët merreshin me falsifikim dokumentesh dhe dërgonin persona drejt SHBA-ve.

Pjesë e të arrestuarve ishte edhe Eduart Haxhiu, 52 vjeç, babai i zv.ministres Haxhiu. Gjykata e Posaçme dha masën “arrest me burg” për Haxhiun, i cili akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Policisë në lidhje me operacionin “Crystal Eagle”:

Policia e Shtetit

Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, procedim ky i regjistruar në Prokurorinë  e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbulluara u finalizua me sukses operacioni i koduar “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë).

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie “Arrest në burg”, 7 me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore, konkretisht:

Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ;

Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Lexo edhe :   “Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD
Lexo edhe :   “I shtrenjti im, më thave shpirtin”, Rudina Dembacaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit  D. S dhe A. C.

Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.

Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj.

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentohen disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, konkretisht:

Në aeroportin e Romës, Itali është kapur me pasaportë të falsifikuar 1 shtetas;

Në aeroportin e Londrës janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara sllovake (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi), 2 shtetas;

Në Gjibraltar është kapur me kartë identiteti italiane të falsifikuar 1 shtetas;

Në aeroportin e Bilbaos, Spanjë është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara rumune 1 shtetas;

Në Madrid janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 2 shtetas;

Në aeroportin e Berlinit, Gjermani, është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 1 shtetas;

Në aeroportin e Barcelonës është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara greke 1 shtetas;

Nga hetimet, këtij grupi kriminal i është dokumentuar veprimtaria kriminale në lidhje me kapjet dhe arrestimet e personave që kanë tentuar të udhëtojnë nga Shqipëria për në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, ku dokumentet e dyshuara të falsifikuara dërgoheshin me autobusët e agjencive turistike, më konkretisht:

Më datë 15.01.2020 është finalizuar operacioni “Start”, ku shoferit të një agjencie turistike iu gjetën dhe u sekuestruan në Portin e Durrësit, 12 dokumente çeke të dyshuara të falsifikuara (pasaportë, karta identiteti, leje drejtimi);

Më datë 23.01.2020 në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur shtetasi M. F. me dokumente të dyshuara çeke (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi);

Më datë 26.01.2020 në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas është kapur shtetasja E. B. me dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë) sllovene;

Kjo organizatë gjithashtu ka shitur dokumente mbështetëse false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”.

Kjo Njësi Hetimore e njohur nga amerikanët si “Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët”, e përbërë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (ASP-DSS), ka qenë përgjegjëse për të gjithë punën hetimore dhe rezultatet e deritanishme.

Dje, kjo Njësi e Përbashkët Hetimore, me mbështetjen e rreth 300 forcave policore në të gjithë vendin, finalizoi me sukses në kohë rekord prej 17 minutash operacionin për goditjen e gjithë grupit kriminal.

Ky operacion i radhës tregon edhe njëherë besueshmërinë e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit që kanë tek Policia e Shtetit, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizim.

Policia e Shtetit gjen sërish rastin të falënderojë për suportin, bashkëpunimin dhe besimin ambasadën amerikane në Tiranë dhe veçanërisht Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“I shtrenjti im, më thave shpirtin”, Rudina Dembacaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Aktorja e njëkohësisht moderatorja Rudina Dembacaj, ka humbur të atin. Këtë lajm të hidhur e ka ndarë vetë aktorja me ndjekësit e saj në Instagram,...

Një vjeshtë e rëndë përpara

Nga: Veton Surroi COVID, kolaps social dhe ekonomik, negociata me Serbinë, Gjykata Speciale: Si të hyjë Kosova në vjeshtë politikisht më e fortë për t’u...

Rama ultimatum kryebashkiakëve: S’ka pushime, takoni njerëzit

Rama mblodhi sot kryebashkiakët e Partisë Socialiste. Fokusi është te Partia Socialiste, zgjedhja e strukturave e forumeve të reja si dhe fushata zgjedhore. Report Tv...

Çiljeta flet për ‘shtatzëninë’

Mediat rozë kanë shkruajtur shpesh se Çiljeta është shtatzënë. Një lajm aspak i vërtetë e që këngëtarja e ka marrë me sportivitet. Sipas lajmit që...

Deputeti shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të gëzueshëm e ka përcjellë vetë...