Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Partitë politike injorojnë rregullat e Kodit Zgjedhor për financimet”

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Partitë politike injorojnë rregullat e Kodit Zgjedhor për financimet”

Një numër rregullash të vendosura në ndryshimet e shumta të kodit zgjedhor për të rritur transparencën dhe kontrollin e financimit të zgjedhjeve duket se janë injoruar në masë nga partitë politike që garuan në zgjedhjet e vitit 2019 ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në proces të analizimit të shkeljeve para se të caktojë masat që do të marrë.

Më 17 Tetor 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur në një konferencë për shtyp se nga 36 parti që morën pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor të atij viti, 16 prej tyre injoruan kërkesat ligjore për të deklaruar të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës elektorale.

Sipas deklaratës, këto parti “nuk e kanë zbatuar ligjin”.

Ligji, të cilin këto parti nuk e kanë zbatuar është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i miratuar me kompromis politik në vitin 2003 dhe i ndryshuar disa herë që nga ajo kohë.

Ai i kërkon partive politike të mbajnë regjistër të posaçëm për dhuruesit, si dhe shpenzimet përkatëse të kryera.

Partitë duhet të hapin një llogari bankare të posaçme për pranimin e dhurimeve mbi 100 mijë lekë dhe se ky numër llogarie duhet të deklarohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe të publikohet prej këtij të fundit.

Ligji mbart disa sanksione të rënda për ato parti që “nuk e zbatojnë” këtë ligj, veçanërisht sa i përket dispozitave të financimit të fushatës zgjedhore.

Sipas ligjit, “refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të fushatës, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit, dënohet me gjobë nga 2,000,000 lekë deri në pezullimin për 5 vjet të financimit publik për partinë politike.”

Por afro pesë muaj pas përfundimit të afatit të dorëzimit të bilanceve si dhe konstatimit të kësaj shkeljeje nga ana e vetë KQZ-së, asnjë nga të gjashtëmbëdhjetë partitë që nuk kanë deklaruar bilanc nuk rezulton të jetë ndëshkuar as me gjobë dhe as me pezullim të financimit publik.

Së paku një nga gjashtëmbëdhjetë partitë që injoruan detyrimin për të deklaruar, qoftë edhe formalisht, të ardhurat dhe shpenzimet, është përfituese e fondeve të buxhetit të shtetit.

KQZ ka në fuqinë që përveç gjobës, të ndalojë parti të tilla nga përfitimi i fondeve buxhetore për pesë vite nga data e shkeljes.

Pyetur nga BIRN, KQZ tha se “verifikimi i financave të partive politike për fushatën zgjedhore 2019 është akoma në proces,” ndërsa rezultatet e verifikimit do të bëhen publike më vonë.

Mosdeklarimi nuk është shkelja e vetme që dallohet në kriteret e vendosura nga Kodi Zgjedhor mbi transparencën e financimit të partive politike.

Një kriter tjetër është ai që, për llogari të lehtësisë së kontrollit, i imponon partive politike detyrimin për të hapur një llogari bankare të posaçme për pranimin e kontributeve private në fushatë elektorale.

Këtë detyrim e kanë të gjitha partitë, të mëdha dhe të vogla, ndërsa dështimi për të bërë diçka të tillë sanksionohet me gjobë.

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 9 nga 36 partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2019 kanë bërë diçka të tillë.

Akoma më tutje, ndonëse 20 parti dorëzuan formalisht një raport financiar, KQZ “riktheu për plotësim” 13 prej tyre ndërsa pranoi si të mirëqena vetëm shtatë raporte.

Kodi zgjedhor nuk parashikon një masë të tillë jondëshkuese të “kthimit të formularit për plotësim”, por KQZ është një institucion i përbërë nga juristë të emëruar nga partitë e ndryshme politike në pushtet dhe si i tillë, përgjatë viteve ka dëshmuar për “interpretim krijues” të ligjit.

Akoma më tutje, gjashtë nga partitë që deklaruan financat e veta kanë dorëzuar një bilanc me vlerë zero për fushatën elektorale.

Me një fjalë, gjashtë parti garuese në zgjedhje kanë pasur zero të ardhura dhe zero shpenzime ndërsa disa parti të tjera kanë deklaruar të ardhura por nuk kanë deklaruar shpenzime.

Së paku dy parti, përfshirë edhe Partinë Socialiste, duket se kanë sfiduar ligjet e probabilitetit duke pasur gjatë fushatës saktësisht të njëjtën shumë të ardhurash me shpenzimet. Me një fjalë, PS deklaron se ka pasur të ardhura totale nga fonde publike dhe private në masën 79,042,334 lekë ndërsa shuma e faturave të paguara për fushatën është saktësisht 79,042,334 lekë.

Gjithashtu, së paku dy parti, Fryma e Re Demokratike e ish-presidentit Bamir Topi dhe Partia SocialDemokrate, kanë deklaruar si të ardhura pagesat që kanë marrë nga buxheti i shtetit, por nuk kanë deklaruar shpenzime.

Kështu, PSD ka deklaruar të ardhura nga fondet publike në masën 2.26 milionë lekë ndërsa ka lënë bosh të gjithë treguesit e tjerë.

Partia Bindja Demokratike ka dorëzuar një raport në të cilin, në faqen përmbledhëse ku duhet të shënohen të ardhurat dhe shpenzimet është shënuar – në të gjitha zërat, gjë gjë nënkupton zero, por më poshtë në raport ka shënuar të ardhura dhe shpenzime pjesërisht në lekë dhe pjesërisht në euro duke shkelur një nga maksimat më të rëndësishme të kontabilitetit, atë të raportimit në një monedhë të vetme.

Në total partive politike në Shqipëri, nëse marrim si të mirëqena raportet e mësipërme, u kushtuan zgjedhjet pa garë të vitit 2019 afro 83 milionë lekë. Nga këto, 95% janë fonde të shpenzuara nga Partia Socialiste ndërsa pjesa tjetër e partive ndanë pjesën tjetër. /Reporter.al

Tags: financimeKodi ZgjedhorPartitë PolitikeRregulla

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Zhupa: 450 milion lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt

Zhupa: 450 milion lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt

“Mjeku popullor që shëron me të prekur”/ 5000 euro për të ngelur shtatzënë

“Mjeku popullor që shëron me të prekur”/ 5000 euro për të ngelur shtatzënë

Italia në alarm/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi

Italia në alarm/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com