Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Parlamenti si arenë beteje me fantazmën e Berishës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Jozefina mallkon, Berisha e Meta heshtin, Basha heziton, Rama nënqesh

Nga: Andi Bushati

Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betejën e tij indirekte me Sali Berishën. Nisur nga vizibiliteti që i ofron, nga modeli tip “Përputhen” që gjeneron audiencë, nga avantazhi i çdo kujt që përballet me një figurë moralisht të rrënuar si Rama, ai ka vendosur që “luftën” ta zhvillojë kundër kryeministrit në parlament.

Edhe këtë të enjte, ashtu sikurse herën tjetër, ai ka fituar. Luli i dikurshëm që ulte kokën kur pacipësisht Edi i plaste në sy emrat e oligarkëve, tani është trimëruar duke u bërë i pari që i përmend ata. Ai e vuri me shpatulla për muri kryeministrin, kur i kujtoi çmimet e fundit të blerjes së energjisë dhe tenderin e para një jave për tunelin e Llogarasë.

Pra, po të bësh një bilanc nga kjo përplasje gjelash që ndodhi këtë të enjte në parlament, nuk duhet shumë për të kuptuar se Rama, si shefi i qeverisë, doli i humbur përballë rivalit në opozitë.

Por, sepse gjithmonë ka një të tillë, i pamundur për të bërë një bilanc serioz, kryeministri në mënyrë perverse e zhvendosi debatin në rrafshin personal, pikërisht tek dualiteti që ka kapluar sot opozitën. Ai s’u lodh së evokuari “foltoren”, u tall me kopjen që nuk bëhet dot kurrë si origjinali, me zërin që Basha do të trashë dhe me kërcënimet që ai lëshon, ndonëse askush nuk ia merr dot seriozisht.

Pavarësisht se në qasjen e Ramës ka shumë diversion, manipulim, përpjekje për t’u shpëtuar përgjegjësive të tij, në kundërshtinë që ai kërkon të vërë në pah mes Bashës dhe Berishës, ka një fabul të vërtetë.

E para, sepse të shumtë janë ata që besojnë se Basha po trimërohet për të përmendur dy oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë, vetëm nga frika se Sali Berisha po e akuzon si të kapur dhe të shitur. Se ai po “prish fjalorin” vetëm nga kompleksi se mos e kujtojnë si peng. Se ai po hyn në një betejë verbale me PS-në ngaqë do të shmangë konkurrencën me votë brenda partisë së tij.

Por, përpos vizatimit të një Bashe që ka marrë përsipër të luajë një rol, Rama ka dhe një arsye më të fortë në pëzgjedhjen e kësaj taktike. E vetmja gjë që i volit atij realisht, është përçarja e opozitës. Ai e bëri pjesën më të madhe të punës duke luajtur të gjithë gurët dhe duke paguar të gjithë lobistët që ta shpallte Berishën “non grata”. Më pas, kur kjo u bë fakt, ai nuk pranoi as të ndryshojë kushtetutën (për të përjashtuar nga Kuvendi ata që shpallen non grata), as që të urdhërojë Ilirian Celibashin, për ta penguar liderin historik të PD-së për të hyrë në parlament. Nuk e bëri, jo se kishte keqardhje për Berishën, por se donte të shkaktonte një traumë duke e detyruar Bashën të ndahej prej tij.

Për të thënë të vërtetën këtë e arriti. Sot opozita është më cfilitur se kurrë. E gjithë kjo fabul që duket sikur i përket të shkuarës së afërt, ka një vlerë për të kuptuar atë që ndodhi sot në parlament. PD sado të duket sikur fiton në aulën e kuvendit, nuk do të përbëjë kurrrë rrezik për këtë bandë kleptokratësh, nëse ajo nuk është e unifikuar. Ajo mund të ketë kredo morale vetëm pasi të pushojnë akuzat e ndërsjellta mes grupimeve të saj. Ajo mund të ketë forcë goditëse, vetëm pasi të bashkohet rreth një lideri të vërtetë.

Prandaj, Lulzim Basha është i dënuar që para se të japë shfaqe në parlament, të zhvillojë “luftën” e tij reale brenda llojit. Edhe nëse e drejton sërisht ai, edhe nëse e këtë e bën dikush tjetër, opozita ka nevojë për një udhëheqësi legjitim. Ka ardhur koha që Basha të përballet. Sepse duke ngrehur pushkën kundër Ramës për të goditur në fakt Berishën, ai vetëm i zgjat jetën e qeverisë. Parlamenti i këtij vendi nuk mund të bëhet tregu ku PD-ja negocion hallet e saj. Basha nuk mund të ndeshet aty me babain që do ta vrasë pa i dalë përballë. Ai nuk e mposht në këtë formë fantazmën e Berishës që e lë pa gjumë.

Pavarësisht se duket si arena e duhur për të marrë vëmendje, kuvendi nuk është fusha reale e betejës partiake. Duke e zhvilluar atë me kokfortësi aty, Basha i bën njëkohësisht dëm edhe opozitarëve edhe shqiptarëve. /Lapsi.al

Tags: bashaBerisharama

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“S’jam mjekuar”, Arjola në “Big Brother VIP”: Kam vuajtur nga depresioni

“S’jam mjekuar”, Arjola në “Big Brother VIP”: Kam vuajtur nga depresioni

S’u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është duke u bërë edhe më keq seç jemi ne!

S'u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është duke u bërë edhe më keq seç jemi ne!

Dhuroni një smile.al

Dhuroni një smile.al







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com