Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Parlamenti britanik shtyu votimin për Brexit, “DW”: Marrëveshja e re në tehun e thikës

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Parlamenti britanik shtyu votimin për Brexit, “DW”: Marrëveshja e re në tehun e thikës

Dhoma e Ulët vendosi të shtunën shtyrjen e votimit të marrëveshjes që kryeministri, Boris Johnson arriti të enjten në samitin e BE. 322 deputetë dhanë votën për kërkesën e deputetit, Oliver Letwin, që detyron kryeministrin të kërkojë një shtyrje të re deri më 31 janar. 306 votuan kundër. Parlamenti do të votojë për marrëveshjen, vetëm kur të jetë miratuar e gjithë paketa ligjore e paraparë për daljen nga BE. Boris Johnson kundërshton vonesat në Brexit dhe tha se nuk do të kërkojë shtyrjen e tij.

Johnson: Ta lemë pas vetes këtë temë të vështirë

“Nuk ka rezultat më të mirë, se ai që kam sjellë nga Brukseli”, u betua kryeministri, Boris Johnson në mbrëmjen e së premtes në intervistë para publikut britanik. Duhet të kujdesemi  pas miratimit të marrëveshjes për gjëra të tjera dhe ta lemë pas vetes këtë temë të vështirë. Me këtë argument, Johnson përpiqet të bëjë për vete opinionin në Britaninë e Madhe. E sipas sondazheve ai ka prekur me këtë nervin e shumë britanikëve.

Por shumica e deputetëve në Dhomën e Ulët e dinë, se pas Brexit fillon puna e vërtetë në negociatat me BE. Opozita laburiste, partia skoceze, SNP dhe liberalët do të votojnë kundër marrëveshjes. Boris Johnson, që marrëdhënien e ardhshme të BE e sheh të reduktuar në një minimum afrimiteti, planifikon një konkurrencë negative për të drejtat e punëtorëve, mjedisin apo konsumatorët, thonë ata. Partia irlandezoveriore, DUP është e zemëruar, sepse Johnson ka sakrifikuar një gjë të shenjtë, unitetin e Britanisë së Madhe, prandaj edhe kjo parti do t’i thotë jo marrëveshjes.

Boris Johnson i ka 260 vota të konservatorëve besnikë, por atij i nevojiten 320 vota për të arritur shumicën. Nëse do të fitojë, atëherë duhet që ai të bëjë për vete 20 deputetët e Tory-t, që i ka përjashtuar nga partia. Shumë prej tyre e kanë pohuar mbështetjen për këtë „deal” të ri, të tjerë si ish-ministri i Financave, Philip Hammond duan të votojnë, vetëm, nëse Johnson jep garanci të tjera, se ai nuk do të realizojë një Brexit të ashpër nga dera e pasme.

Kërcënon vërtet një Brexit i ashpër nga dera e pasme?

Kjo pyetje hap një front të ri përplasjeje mes përkrahësve Brexitit të ashpër dhe konservatorëve të moderuar. Një nga përkrahësit e vijës së ashpër, John Baron, tha në një intervistë televizive, se ai ka marrë mbështetje nga ministra, se qeveria do ta lerë me një Brexit të ashpër fazën e tranzicionit në fund të vitit 2020, nëse nuk është arritur deri atëherë një marrëveshje tregtare. Por nga përvoja, duket e pamundur, që të arrihet kaq shpejt një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe, sepse për këtë nevojitet një kohë e gjatë negociimi për detajet. Me këtë premtim, bëhet një përpjekje për të bërë për vete „spartanët”, ata përkrahës të vijës së ashpër që nuk i pëlqyen kompromiset që bëri Johnson për Irlandën e Veriut. Johnson ka nevojë për 30 votat e tyre. Në të njëjtën kohë ai premtoi në BBC, se nuk synon një konkurrencë negative.

Qeveria britanike ka dalë në opinion dhe i premton kujtdo atë që dëshiron të dëgjojë. Kjo i tremb nga ana e saj të moderuarit, si Hammond. Ndërkohë që 10 deputetë laburistë u shprehën, se do ta mbështesin marrëveshjen e daljes nga BE. Ata mendojnë, se një „deal” është më mirë se asnjë marrëveshje, ose ata përfaqësojnë ato zona zgjedhore, ku shumica e ka dhënë votën për daljen nga Britania e Madhe. Nëse nuk ka ndryshime të mëdha, Johnson mund të arrijë të marrë një shumicë shumë, shumë të ngushtë me 1 ose 2 vota. Por e sigurtë nuk është asgjë.

Në një kohë që deputetët vendosin për fatin e britanikëve, ata vetë do të protestojnë të shtunën. 170 autobusë nga e gjithë Britania e Madhe. Organizatorët presin afër 1 milionë vetë në Londër. Numri dy i partisë laburiste, John McDonnell do të dalë dhe do të mbështesë kërkesën e protestuesve për një referendum të dytë. Ndoshta kjo mund të jetë ngritja e dallgës së fundit të Britanisë së Madhe kozmopolite para Brexit, dhe në fund të mund të kthehet në një ditë të trishtë./DW

Tags: boris johnsonBrexitmarreveshjeParlamenti britanikshtyrje

TË LIDHURA

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira
Rajoni

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira

15:24 | 02/06/2025
Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna
Rajoni

Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna

14:51 | 02/06/2025
Drejtuesja e SHISH vizitë zyrtare në Washington, takohet me shefin e CIA-s
Bota

Drejtuesja e SHISH vizitë zyrtare në Washington, takohet me shefin e CIA-s

14:45 | 02/06/2025
Next Post
Detaje tronditëse nga aksidenti tek tuneli i Elbasanit/ Viktima, vëllai i Blerina Gjylametit

Detaje tronditëse nga aksidenti tek tuneli i Elbasanit/ Viktima, vëllai i Blerina Gjylametit

Dy tragjedi në familjen e deputetes Gjylameti, pak muaj më parë humbi motrën

Dy tragjedi në familjen e deputetes Gjylameti, pak muaj më parë humbi motrën

Shakohoxha flet për herë të parë për ‘pushimin nga puna’ të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

Shakohoxha flet për herë të parë për ‘pushimin nga puna’ të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

by mirseda
20:43 | 02/06/2025
0

Profesori italian, Stefano Andeo, i cili ditët e fundit kishte shkaktuar reagime të forta pas publikimit të...

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

19:31 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com