Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime në zonën Veriperëndimore, ndërsa në zonën qendrore dhe Jug vranësirat do të jenë të dendura, duke rikthyer reshjet e shiut në brigjet e detit Jon gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Era do të jetë me drejtim Juglindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.
Ndërkohë, temperaturat min dhe max: Zonat malore -2/7°C; Zonat e ulëta 5/15°C; Zonat bregdetare 9/16°C.