Një ditë pasi deklaroi se nuk e përjashton rikthimin në postet drejtuese të Partisë Demokratike, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh për demokratët.
Në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Berisha ka postuar një foto ku shihet me dy gishta lart mes mbështetësve të Partisë Demokratike.
“Një përshëndetje të përzemërt”, shkruan Berisha krah fotos, ndërkohë që komentet që i kërkojnë rikthimin në PD janë të shumta.
Çfarë deklaroi Berisha
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ”Çim Peka Live” në Syri Tv, ish-kryeministri Berisha duke përdorur shprehjen në anglisht, never say never, la të hapur mundësinë se mund të rikthehej në krye të PD.
“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më”, tha Berisha.