E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Spahiu: Berisha do të rikthehet në krye të PD, ja arsyet

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që Berisha të mbrohet nga akuzat dhe proçedimi penal.

Spahiu tha se Berisha e përdor Bashën dhe e largon në çdo moment nga drejtimi i partisë, teksa shtoi se për ish-kreun e qeverisë, kjo është lëvizja e fundit për t’u mbrojtur nga SHBA-të.

Postimi i Spahiut në rrjetin social, Facebook

Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan.

– kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës

– kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumshti” për të mos i zën askush rradhën, por të rikthehet, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen.

Me Bashën ka marrveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA.

Çfarë tha Berisha

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ”Çim Peka Live” në Syri Tv, ish-kryeministri Berishau shpreh se do të rikthehej në poste drejtuese të partisë, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më”, tha Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...