E martë, 22 Qershor, 2021
35.5 C
Tirana

SHBA heq sanksionet kundër disa shtetasve dhe kompanive iraniane

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin hequr sanksionet ndaj tre ish-zyrtarëve dhe dy kompanive iraniane që më parë tregtonin produkte farmaceutike iraniane. Masa që u cilësua nga një zyrtar amerikan si hap rutinë, por që mund të tregojë gatishmërinë e Uashingtonit për të lehtësuar sanksionet kur të jetë e justifikueshme.

Duke folur me kusht që të mos identifikohej me emër, zyrtari amerikan tha se ky hap nga Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja lidhej me përpjekjet për të nxitur kthimin e Iranit dhe të SHBA në parametrat e marrëveshjes bërthamore me Iranin të arritur në 2015.

Heqja e zyrtarëve dhe kompanive iraniane nga lista pasqyron “një ndryshim të verifikueshëm në sjellje apo status” të atyre që ishin nën sanksione dhe “dëshmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr sanksionet në rast se ka ndryshime”.

Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit tha se tre individët kishin dëshmuar se “nuk janë më në postet e mëparshme në ente që kanë lidhje me qeverinë iraniane” duke shtuar se nuk ka arsye për të mbajtur në fuqi sanksionet kundër tyre.

Çmimet e naftës në tregun botëror ranë përkohësisht të enjten pasi u njoftua nga disa grupe mediatike se ishin hequr sanksionet kundër zyrtarëve iranianë të naftës. Ky fakt tregon se sa peshë ka nafta iraniane në tregun botëror nëse Irani lejohet të shesë naftë lirisht.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë pritet të fillojnë raundin e gjashtë të bisedimeve jo të drejtpërdrejta në Vjenë këtë fundjavë lidhur me mënyrat që mund të shërbejnë për të kthyer dy palët në praktika që përputhen me marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm për Veprim.

Lexo edhe :   Si shkoi realisht samiti Bajden-Putin?

Në bazë të marrëveshjes, Iranit i kufizohet programi bërthamor në mënyrë që të mos i lejohet të sigurojë material për prodhimin e armëve bërthamore. Si shkëmbim, Iranit i ofroheshin lehtësime në sanksionet amerikane, sanksionet e BE-së dhe OKB-së.

Lexo edhe :   Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin me SHBA-të

Ish-Presidenti Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja në 2018, me argumentin se i ofronte Teheranit lëshime të tepërta për kufizime të pamjaftueshme të programit të tij bërthamor. Administrata Trump reagoi duke vënë sanksione që godisnin rëndë eksportet iranine të naftës.

Irani u kundërpërgjigj duke shkelur kushtet e vëna nga marrëveshja për programin bërthamor.

Presidenti Biden shpreson të negociojë kthimin e dy vendeve në marrëveshje gjë që kërkon diskutime të reja mbi kufizimet që mund të pranojë Irani dhe lehtësimet e sanksioneve që mund të ofrojë Uashingtoni./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

STARTON #YOUARECREDINS3

Banka Credins lançon për të tretin vit programin #YOUARECREDINS3, një mundësi fantastike për çdo student të sapo diplomuar në degët: Ekonomi, Informatikë, Drejtësi dhe...

10 shprehje nga Zhan Dë La Fonten, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"E rrallë dashuria e vërtetë, edhe më e rrallë miqësia e vërtetë". "Shpeshherë e ndeshim fatin tonë mu në rrugën që morëm për të shmangur...

Khaby Lame thyen rekordin, Chiara Ferragni s’është më mbretëresha e Instagramit

21-vjeçari Khaby Lame që është bërë shumë i famshëm me videot e tij në TikTok, ka rrëzuar blogeren Chiara Ferragni nga froni.   View this post...

Degradon keq sherri me pushuesit/ Biznesmenia i zë rrugën çiftit me fëmijë

Ju kujtohet rasti i Mihal Kokëdhimës, i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë? Për fat të keq, rastet...

Tmerret e padukshme në qendrat e ndalimit të emigrantëve në Itali

Nga Annalisa Camilli “Internazionale” I akuzuar për vjedhjen e një smartfoni, Musa Balde u rrah egërsisht nga 3 italianë në Ventimilja, afër kufirit me Francën....