Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Paqe” mes Kurtit e Ramës?Sa ndikoi faktori ndërkombëtar për të “shkrirë akujt”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Paqe” mes Kurtit e Ramës?Sa ndikoi faktori ndërkombëtar për të “shkrirë akujt”

Pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën. Ai dhe një pjesë e kabinetit qeveritar, do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës. Vizita në fjalë dëshmon se mes palëve janë ‘shkrirë akujt’. Me gjasë, për të mbërritur në këtë takim, kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Kjo erdhi menjëherë pasi kancelarja Angela Merkel pati një takim me liderët e Ballkanit në Tiranë, në kuadër të vizitës së lamtumirës. Faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm mund të kenë luajtur rol, që Rama dhe Kurti të bëjnë një hap prapa dhe të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për nismën Open Balkan.

Me marrjen e mandatit të tretë nga Rama, gjërat duke se kanë nisur të ndryshojnë. Një letër urimi për formimin e qeverisë së re Rama 3, e dërguar nga kryeministri i Kosovës, ka sjellë edhe ‘paqen’ mes Kurtit dhe Ramës. Raportet e tyre kanë qenë të ftohta që përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e më pas patën kulmin e tyre kur Vetëvendosja kandidoi me disa kandidatë të saj të pavarur në Shqipëri për deputetë, duke qenë opozitare e Partisë Socialiste.

Albin Kurti uron Edi Ramën për mandatin e tretë si kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij shqiptar Edi Rama për zgjedhjen për herë të tretë si kryeministër. Përmes një letre, Kurti ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të ndërsjelltë. Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve.

“Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë”, thuhet në letër.

Kurti përmes letrës së urimit, ka ftuar Ramën për vizitë në Kosovë. “Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, vijon më tej letra.

Rama i është përgjigjur me anë të një postimi në Twitter homologut të tij kosovar, Albin Kurti në ftesën për ta vizituar Kosovën.

“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkruan Rama. /Tirana Today

Tags: Albin KurtiAngela Merkeledi rama

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Përshkallëzohet situata/Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok

Përshkallëzohet situata/Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok

Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit, reagon Ministri i Brendshëm i Kosovës

Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit, reagon Ministri i Brendshëm i Kosovës

Zëri i Amerikës: Llalla i shpëton kontrollit nga Vettingu pas tërheqjes

Adriatik Llalla, si një libër i hapur për të lexuar Sali Berishën







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com