Bota

Papa Françesku kundër Salvinit: E frikshme, me fjalime si të Hitlerit


               Publikuar në : 13:51 - 10/08/19 S.N

Në daljen më të fundit publike, Papa Françesku bëri thirrje për një Europë të bashkuar. Në intervistën të dhënë për La Stama, ai shtoi se retorika politike është duke ngjasuar me atë të Gjermanisë naziste.

“Jam i shqetësuar sepse jemi duke dëgjuar fjalime urryese, të cilat janë të njëjta me ato të Hitlerit në 1934. ‘Ne të parët. Ne … Ne…’. Këto janë mendime të frikshme.”

Nuk është hera e parë që Papa ka bërë vërejtje të tilla, komentet e tij erdhën pasi qeveria populiste e Italisë duket se është në prag të kolapsit.

Të enjten, Zëvendëskryeministri Matteo Salvini, politikani më i fuqishëm në Itali, bëri thirrje që parlamenti të shpërndahej. Dhe i kërkoi Presidentit Sergio Mattarella të urdhërojë zgjedhje të parakohshme që mund ta bëjnë qeverinë e Italisë edhe më të dobët.

Mattarella ende nuk ka sinjalizuar nëse ai do të ndjekë thirrjen, e cila erdhi pas 14 muajsh mosmarrëveshjesh brenda koalicionit qeverisës italian. Tensionet u përshkallëzuan këtë javë pas mosmarrëveshjeve në lidhje me planet për një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë.

Si drejtues i partisë së Lidhjes, Salvini, i cili është edhe ministër i brendshëm, ka nisur të bëjë një retorikë të ngjashme me Trump. Ai i bën thirrje italianëve të vendosin Italinë të parë dhe ka nisur një sulm ndaj emigracionit. Ai ka ndaluar anijet e shpëtimit të emigrantëve që të ndalojnë në Itali. Si edhe ka mbyllur në Sicili një nga qendrat më të mëdha të emigrantëve në Europë.

Por, ky qëndrim është dënuar nga Papa Françesku. I cili u shpreh se emigrantët duhet t integrohen në shoqëri dhe se nacionalizmi është një “sjellje izoluese”. Sipas tij, është shqetësuese që ka një rritje të frymës populiste.

Mirëpo, duket se deklaratat e Papës nuk merren shumë parasysh të paktën nga Salvini. Pasi në 2016-ën ky i fundit e ka kritikuar publikisht Papën. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkroi: “Papa thotë se emigrantët nuk janë një rrezik. Gjithsesi.”/Burimi: The Washington Post Përshtati: TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT