E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Panucci e pezulloi, vëllai i Strakoshës rrëfehet: Është një luftëtar, sakrifikoi fëmijërinë…

Thomas Strakosha po kalon një nga sezonet e tij më të mira tek Lacio, ku ndeshjet e fundit spikati me pritjet në derbin ndaj Romës, apo edhe në takimin ndaj Interit.

Vetëm ditën e djeshme, ishte trajneri i Kombëtares që e la jashtë grumbullimit me Shqipërinë, për faktin se ky i fundit humbi avionin, e nuk mundi të ishte në Shqipëri, në orarin e programuar nga trajneri.

Gjithsesi, është vëllai i tij, Dimitri Strakosha, i cili në një intervistë për “cittaceleste.it”, tregon se sa serioz është në punë Thomasi, pasionet e tij, por edhe lidhjet me familjen.

STARTI I VËSHTIRË – Për mua, Thomasi ka qenë i njëjti që nga fillimi i sezonit, por futbolli është një sport kolektiv, dhe kur skuadra humb, i pari që merr fajin është portieri. Ajo që më pëlqen tek vëllai im, është se ai është një lojtar, që luan gjithmonë me zemër e nuk dorëzohet, veçanërisht në ditët e vështira.

FOTO STRAKOSHA – Të dy prindërit tanë kanë qenë model për ne, por si meshkuj, babai ynë ka qenë idhull për të dy ne, si mua edhe Tomin. Donim të bëheshim si ai. Babai kurrë nuk na ka detyruar të ndjekim një karrierë futbollistike, sepse ai e dinte të gjithë dhimbjen dhe vështirësitë që duhet të kalosh për t’u bërë i suksesshëm. Ai donte që ne të zgjidhnim me vullnet të lirë, dhe ta vendosnim vetë, dhe për këtë e falenderojmë.

THOMAS, JASHTË FUSHE – Tomi nuk është lloji i personit që pëlqen të dalë çdo natë. Në përgjithësi, preferon të qëndrojë në shtëpi me familjen dhe miqtë.

PROFESIONIST – Do duheshin ditë të flisja për të. Për ta thënë me fjalë të shkurtra, Tomi ka qenë një djalë serioz në fushë, që kur ishte 15 vjeç. Ai kishte mentalitetin e një profesionisti, që do të jetë ndryshe nga të tjerët. Ai sakrifikoi fëmijërinë e tij, që të ishte i suksesshëm. Kishte vetëm një gjë në mendje, stërvitjen. Sa për dëmtimin që pati javët e fundit, Tomi është një luftëtari, dhe luan për të ndihmuar skuadrën, edhe nëse ka ende pak dhimbje.

TIFOZËT – Tomi i respekton tifozët e Lacios, dhe mahnitet nga mbështetja që i tregojnë atij. Janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

SI VËLLA – Është e vërtetë që jemi shumë të lidhur si familje, dhe jam krenar për këtë. Si vëlla, nuk është i njëjti si ai që duket në fushë, është komplet ndryshe. Është shumë gazmor, madje edhe pak budalla(qesh), të dyve na pëlqejnë shakatë. Luajmë, shohim filma e kalojmë kohë bashkë. Nuk është thjesht vëllai im, por miku im më i mirë. Na pëlqen të tallemi me prindërit tanë, pasi i konsiderojmë ata si miqtë tanë.

PASIONET – Vëllai im ka shumë pasione, pëlqen shumë makinat, dëgjon muzikë gjithë ditën e gjithë natën, dhe luan në kohën e lirë. Dëgjon gjithçka, por nëse do zgjidhja një kategori, ajo do ishte Hip-Hop dhe Rap. Artisti i tij i preferuar është Eminemi, e dëgjon që kur ka qenë i vogël. Më pëlqen ta quaj “Tomi bol”, sepse ha çdo lloj ushqimi, por nëse do zgjidhja një, do thosha “carbonara”, pasi i dashuron makaronat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...