E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Këshilltari shqiptar i bashkisë Londër: Brexit? Situata duket e frikshme, prag greminës

Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Londrës, Kastriot Berberi ka qenë i ftuar në emisionin “A Show” në News 24. Ai na solli një panoramë të gjerë të situatës së krijuar në Britaninë e Madhe pasi Parlamenti dështoi të miratonte për të dytën herë marrëveshjen e Brexit, por komentoi edhe situatën politike në Shqipëri.

Kryeministrja e Britanisë Theresa May, u rrëzua sërish…

Maxhoranca prej 52 votash ka votuar që të dalim nga BE, për dy vjet kemi parë dështimin e kryeministres britanike May. Ajo kishte kohën e bollshme të vinte me një marrëveshje bindëse. Siç edhe ju jeni në dijeni jemi pas dy dështimesh, njëri në janar dhe tjetri në mars. Ajo erdhi me marrëveshjen për tërheqjen nga BE dhe në dy rastet u votua kundër.

Janë gati laburistët të vijnë në pushtet?

Partia Laburistë ishte gati dhe ka një politikë konsitente që nga referendumi i 2016 që thoshin se respektonin votimin e popullit. Ata nuk ishin për një dalje pa marrëveshje nga BE dhe se janë për një marrëveshje të re.

Ju si keni votuar?

Unë nga përkatësia etnike e kam privilegj të qëndroj në Europë.

Si do të jetë fundi i kësaj historie?

Situata duket e frikshme. May e ka dërguar Britaninë në prag të greminës. Ajo është e përgatitur të dalë pa marrëveshje nga BE. Sot ka pasur një situatë të nxehtë kur kryetari Parlamentit dha një këshillë paraprake se nuk do ta lejonte marrëveshjen e May nëse do të ishte e njëjtë me dy të tjerat. Ai paralajmëroi që do votonte një marrëveshje të ndryshme nga të parat.

Juve nuk iu kanë ftuar në këto samitet e Diasporës?

Jo

Si ju duket Shqipëria?

Ne e duam Shqipërinë, s’mund ta shohim si një gotë gjysmë plot, ne e shohim si një gotë gjysmë bosh. Veprimet atje janë alarmante, situata atje është alarmante. Në një mosmarrëveshje dy palët janë fajtore thotë një shprehje kineze.

Po diskutohet në gjithë botën Masakra në Zelandën e re,. Duke pasur parasysh lidhjen shpirtërore të Britanisë së Madhe, cili ka qene reagimi?

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e personave që kanë humbur jetën. Nuk është koincidence që këto sulme ndodhin në vende pa shumë eksperiencë. Është një ngjarje e rëndë shumë sepse tregon se islamofobia është në rritje. Ne jemi krenarë për shoqërinë mulitkuturore në Britani. Këta individë që bëjnë këto sulme janë psikopatë, ekstremistë që nuk pëlqejnë ata që mendojnë ndryshe. (BalkanWeb)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...