Kurba e të infektuarve është në rritje, po kështu edhe i personave që kanë ndërruar jetë. Tre pacientë nuk ia kanë dalë dot mbanë me COVID-19.
Tre pacientë kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar 90 raste të reja.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Për fat të keq, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara, ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.
Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën zyrtare të situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.