E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Vetëflijimi/Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar prej vajit të ullirit e uthullës

Ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçares Anisa Josifi, ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Dëshmi tronditëse vijnë për tragjedinë që ka ndodhur në Kombinat, që kalon kufijtë e imagjinatës.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar, sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë, raporton “BalkanWeb”. Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital.

Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë. “Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e tualetit ditën e djeshme në banesën e tyre, sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.

Në media është publikuar edhe fotoja ku shihen nëna, Zhaneta Josifi, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, 30 dhe 34 vjeçe. Viktimat praktikonin format më ekstreme të besimit si “Dëshmitare të Jehovait”.

Nëna dhe vajzat kishin shmangur kontaktet me banorët e tjerë të pallatit, ndërsa ka qenë era e rëndë që shpërndahej në pallat për shkak të dekompozimit të trupit të Anisa Josifit, gjë e cila ka alarmuar banorët.

Nëna dhe motra e viktimës i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit, duke pritur kështu ringjalljen e saj. Ekspertët kanë konstatuar paraprakisht shenja mumifikimi në trup, për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë. Ato e kishin mbuluar trupin e Anisës me shumë jorganë dhe batanije, me qëllim që të mos shpërndahej era e rëndë e dekompozimit. Gratë thuajse nuk kishin kontakt me askënd në pallat, duke qendruar brenda në shtëpi, gjë e cila ka shqetësuar vëllain e Zhanetës, i cili kishte tentuar të kontaktonte në mënyrë të vazhdueshme.

Lexo edhe :   Veliaj-Bashës: Sa të jem unë kryetar bashkie nuk të jap leje për vilën e 5-të
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur nga Basha?

Nga: Kreshnik Spahiu 5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet...

Gjermani, kush nuk pranon karantinën do të mbahet në qëndra paraburgimi

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga...

Futbollisti shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier Ligës

Futbollist Meritan Shabani ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Volvesit në Angli. Trekuartisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë të re deri në...

Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor...

OBSH paralajmëron: Do të ketë 100 mijë vdekje në javë nga Covid në botë

Vdekjet globale nga COVID-19 pritet të arrijnë në 100,000 shumë shpejt, nga më shumë se 93,000 të raportuara javën e kaluar, tha të hënën...