Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pandemia metafizike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politika po na bën të gjithëve sofistë

Nga: Klementin Mile

Koronavirusi, ky agjent i jashtësisë, i botës së ftohtë jashtë sferës së ngrohtësisë dhe familjaritetit njerëzor, po na vendos sërish përpara dilemës së lashtë për të zgjedhur ndërmjet lirisë dhe sigurisë. Të paktën kështu duket. Qeveritë, ngado nëpër botë, janë duke propaganduar që ta shohim situatën në këto terma.

Në funksion të këtij projekti, rezultati i të cilit është që qytetarët mos e shohim se kjo është dikotomi false, qeveritë janë duke i interpretuar termat në mënyrë të skajshme. Kjo po ndodh duke folur për pandeminë e koronavirusit si të ishte gjendje lufte. Sepse në luftë je i detyruar të zgjedhësh midis lirisë dhe sigurisë, duke sakrifikuar, natyrisht, dhe tërësisht, të parën.

Sot, megjithatë, gjithmonë e më tepër po kuptohet se liria është, para së gjithash, liri ekonomike, ndërsa siguria një koncept pa referencë të qartë sociale. E kuptuar si siguri fizike, si siguri që virusi, ky agjent atmosferik i jashtëm, nuk do ta prekë organizmin, siguria bëhet një ideal abstrakt, një-dimensional dhe shpërfillës ndaj realitetit kompleks të jetës njerëzore. Dilema, në fakt, si para dhe pas pandemisë, nuk ka qenë ndonjëherë të zgjedhësh lirinë apo sigurinë, sepse njeriut i duhen të dyja. I duhet liria për të zgjedhur llojin e sigurisë dhe i duhet siguria për të zgjedhur lirisht. I duhet veprimtaria e lirë ekonomike për të patur siguri ekonomike dhe i duhet siguria fizike për të vijuar lirisht me aktivitetin prodhues.

Ta përshkruash gjendjen e krijuar nga pandemia si gjendje lufte do të thotë të investosh për ngritjen dhe mbajtjen në këmbë të një dileme false. Një dilemë që, përveçse false, është dhe hipokrite. Pasi, në kontekstin e një “lufte”, ajo zgjidhet përnjëherazi në favor të sigurisë. Kujt i duhen liritë në kohë lufte? Për çfarë, për të vrarë dhe rrezikuar “bashkëluftëtarët”? Ky nuk është tjetër përveçse akt i një tradhëtie të lartë. Dhe si i tillë duhet ndëshkuar.

Jo vetëm me gjobë, por edhe me burg.

A nuk është kjo logjika që qëndron pas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë? Dhe, a nuk na bëhet thirrje t’i mbështesim ato ndryshime në emër të sigurisë? A nuk po na thuhet që, ashtu si në eksperimentet mendore që na propozojnë teoricienët e kontratës sociale, të heqim dorë, secili prej nesh nga liria jonë dhe t’ia japim atë autoritetit shtetëror të përbashkët për të na garantuar sigurinë?

Filozofi bashkëkohor gjerman Markus Gabriel, i famshëm për librin e tij “Pse Bota nuk Ekziston?”, thotë se qeveritë po marrin masa të papërshtatshme në situatën e krijuar nga koronavirusi. Kjo sepse koronavirusi nuk është ndonjë sëmundje infektive e çfarëdoshme. Ai është një pandemi virale. Fjala pandemi vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “gjithë populli”. Në efekt, të gjithë njerëzit, të gjitha qeniet njerëzore, jemi prekur në mënyrë të barabartë. Por pikërisht kjo është çka nuk kemi kuptuar nëse besojmë se ka kuptim t’i mbyllim njerëzit brenda kufijve. Pse duhet t’i bëjë përshtypje virusit që kufiri midis Gjermanisë dhe Francës është mbyllur? Çfarë ju bën të mendoni se Spanja është një njësi që duhet të ndahet nga vendet e tjera për ta përmbajtur patogjenin?

Përgjigja për këto pyetje është se sistemet shëndetësore janë kombëtare dhe se shteti duhet të kujdeset për të sëmurët brenda kufijve të tij. Por ky angazhim etik i shtetit nuk arrin ta trajtojë problemin në esencën e vet. Problemi, thotë Gabriel, është se pandemia na prek të gjithëve. Ajo është demonstrimi se jemi të gjithë të bashkuar nga një kordon i padukshëm, nga gjendja jonë njerëzore. Para virusit ne jemi të gjithë, me të vërtetë, të barabartë; para virusit, ne qeniet njerëzore nuk jemi më shumë se kaq, qenie njerëzore, domethënë kafshë të një specie të caktuar që i ofron strehë një riprodhimi vdekjeprurës për shumë njerëz.

Përveç kësaj, besimi ynë te kontrata sociale është i pajustifikuar. Është iluzion të besosh që pasi qytetarët e një shteti kanë hequr dorë nga liria e tyre në mënyrë që autoritetet shtetërore t’u garantojnë sigurinë, kjo të ndodhë vërtet. Pandemia virale e ka ekspozuar iluzionin e kontratës sociale si kurrë më parë. Tashmë është e qartë se shteti, me forcat e veta dhe brenda juridiksionit të vet, mund të të marrë lirinë, edhe tërësisht, duke të burgosur në kohë dhe hapësirë brenda apartamentit tënd, por në këmbim nuk arrin të të japë sigurinë e paprekshmërisë nga agjentët vdekjeprurës.

Duke iu referuar reflektimeve të filozofit francez Michel Serres, kontrata sociale është e paaftë të na japë siguri dhe, rrjedhimisht, sakrifica e lirisë sonë është e kotë, pasi kjo kontratë vuan nga dy mangësi. Së pari, ajo është e kufizuar brenda territorit të shtetit kombëtar, vlen vetëm për të rregulluar marrëdhënien ndërmjet zyrtarëve dhe qytetarëve të një shteti; ndërkohë që shumë prej problemeve, sh qetësimeve dhe dëmeve e kanë origjinën jashtë kufijve shtetërorë.

Virusi që po gjymton shtetet europiane, për shembull, e ka origjinën nga Kina. Kjo dëshmon se kontrata sociale, për të qenë e efektshme në realizimin e premtimit të saj për siguri, duhet të jetë pandemike (mbarënjerëzore). Prandaj Markus Gabriel thotë se kemi nevojë për një pandemi metafizike. Kur të kalojë pandemia virale do të na duhet një pandemi metafizike, një bashkim i të gjithë popujve nën çatinë e përbashkët e qiellit, nga e cila nuk mund të shpëtojmë kurrë. Ne jetojmë dhe do të vazhdojmë të jetojmë në tokë; ne jemi dhe do të mbetemi të vdekshëm dhe të brishtë. Le të bëhemi, pra, qytetarë të botës, kozmopolitë të një pandemie metafizike. Çdo qëndrim tjetër do të na shfarosë dhe asnjë virolog nuk mund të na shpëtojë.

Por edhe pandemia metafizike nuk do të ishte e mjaftueshme. Kështu vërtet do të kishim një kontratë sociale globale, një kushtetutë botërore, ose një qeveri botërore siç kërkonte Kanti, para 200 vjetësh, të vendosej, në vend të organizmave pa efekt vendimtar si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe simotrat e saj me shtrirje globale; por, edhe një kontratë e tillë, e fuqizuar me paratë dhe lirinë e të gjithë njerëzve në planet, do të ishte e pafuqishme.

Problemet e ambientit të shoqërisë njerëzore, të natyrës, të teknologjisë, të viruseve dhe patogjenëve të tjerë, nuk mund të vendosen ndërmjet njerëzve. Pala tjetër e kontratës, thotë Serres, duhet të jetë Natyra. Për të qenë të sigurt dhe të mbrojtur nga jashtësia e akullt që na pret sapo dalim jashtë sferave tona të ngrohta dhe të njohura, sapo dalim, pra, jashtë raporteve vetëm njerëzore, jashtë kulturës dhe nisim të veprojmë mbi natyrë, ne duhet të nënshkruajmë një “kontratë natyrore”. Ne duhet ta përdorim të gjitha dijet tona për të kuptuar efektin e veprimeve tona mbi natyrën dhe të natyrshmen. Kjo do të thotë ta flakim tutje konceptin tonë të racionalitetit të kufizuar, ku ekonomistët quajnë racional atë veprim që sjell fitim, pavarësisht se mund të shkatërrojë ekosistemin dhe ku politikanët quajnë racional atë veprim që sjell pushtet, pavarësisht se mund të ketë shkatërruar lëndët e para natyrore dhe lëndët e para njerëzore.

Koronavirusi, thotë Gabriel, nxjerr në pah pikat e dobëta sistemike të ideologjisë mbizotëruese të shekullit XXI. Njëra prej tyre është besimi i gabuar se progresi shkencor dhe teknologjik, i vetëm, mund të nxisë progresin njerëzor dhe moral. Ky besim na nxit të besojmë që ekspertët shkencorë mund të zgjidhin problemet shoqërore të përbashkëta. Koronavirusi duhet të jetë një demonstrim tërësor i kësaj. Sidoqoftë, çfarë mbetet e qartë është se një ide e tillë është një gabim i rrezikshëm. Është e vërtetë që duhet të konsultohemi me virologët; vetëm ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë virusin dhe ta përmbajmë në mënyrë që të shpëtojmë jetën e njerëzve. Por kush i dëgjon kur ata na thonë se çdo vit vdesin më shumë se 200,000 fëmijë nga diarreja virale sepse nuk kanë ujë të pastër? Pse askush nuk interesohet për këta fëmijë?

Fatkeqësisht, përgjigjja është e qartë: sepse nuk janë në Gjermani, Spanjë, Francë apo Itali. Duhet të kuptojmë se pa progres moral nuk ka progres të vërtetë. Pandemia na e mëson këtë me paragjykimet raciste që shprehen kudo. Trump përpiqet me të gjitha mënyrat ta klasifikojë virusin si problem kinez; Boris Johnson mendon se britanikët mund ta zgjidhin situatën përmes darvinizmit social dhe provokimit të një imuniteti kolektiv eugjenik. Stereotipe të rrezikshme, paragjykime idiote. /Gazeta Liberale

Tags: Klementin Milekoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Basha bisedon me drejtuesit e PD-së në rrethe, çfarë i kërkon qeverisë

Basha bisedon me drejtuesit e PD-së në rrethe, çfarë i kërkon qeverisë

Rregullat e reja/ Ja si do të udhëtohet me taksi nga dita e hënë

Rregullat e reja/ Ja si do të udhëtohet me taksi nga dita e hënë

Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij

Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend
Aktualitet

Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend

by mirseda
10:56 | 28/03/2026
0

Në Vlora është përkujtuar këtë të shtunë 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, një prej ngjarjeve më të...

Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë

Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë

10:53 | 28/03/2026
E rëndë në Sarandë: Greku dërgohet i pajetë në spital, shoqëruesit largohen me shpejtësi

E rëndë në Sarandë: Greku dërgohet i pajetë në spital, shoqëruesit largohen me shpejtësi

10:32 | 28/03/2026
Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

10:30 | 28/03/2026
E diela e fundit e marsit sjell orën verore. Nesër pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara

E diela e fundit e marsit sjell orën verore. Nesër pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara

10:27 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com